Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria, por nga veriperëndimi do të fillojë një rritje e vranësisë, e cila deri në mesnatë do të përfshijë të gjithë vendin. Në orët e mbrëmjes do të ketë reshje shiu në zonat veriperëndimore, të cilat do të kalojnë shpejt në borë me uljen e temperaturave. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, në kryeqytet deri në 12°.
Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht me diell me vranësira mesatare dhe të larta. Në mbrëmje vranësirat do të rriten dhe me ulje të temperaturave në rajonet perëndimore të malit Stara Planina do të bjerë borë. Natën e së shtunës reshje bore do të ketë në zonën qendror të malit Stara Planina dhe në masivet perëndimore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë 10°, në 2000 m. rreth 2°.
Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 14 deri në 16 gradë. Uji i detit është 8-10°.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..