Grupe të veçanta pretendojnë të shprehin ortodoksinë lindore dhe ky është një problem, tha për bTV patriarku bullgar Daniil me rastin e regjistrimit të "Kishës ortodokse bullgare të stilit të vjetër" nga Gjykata e Lartë e Kasacionit. “Shumë forca janë përfshirë në konflikte ushtarake, por duket se me zgjedhjen e presidentit të ri amerikan po kthehet normaliteti në shoqëri”, komentoi patriarku. “Në këtë konflikt (ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës) u pengua dialogu, kjo nuk është normale. Donald Trump kishte thënë se do ta zgjidhte këtë konflikt. Tani ai thotë se duhen 6 muaj: “Njerëzit po vdesin atje, është e nevojshme të ndalet kjo luftë vëllavrasëse". Mendoj se ky është një zë i arsyes, në dashtë Zoti, për të ndalur luftën", shtoi kreu i Kishës Ortodokse Bullgare.
Dita e Evropës u shënua me ngritjen e flamurit të BE-së përpara ndërtesës së institucionit presidencial. Në ceremoni morën pjesë Presidenti Rumen Radev, Kryetarja e Parlamentit Natalia Kisellova, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova, Patriarku bullgar..
Interesi kombëtar mbrohet maksimalisht dhe nuk ka pozicion dominues ose të nënshtruar në marrëdhëniet ndërfqinjësore. Kështu iu përgjigj kryeministri Rosen Zheljazkov një pyetjeje parlamentare nga partia Vëzrazhdane në lidhje me marrëveshjen midis..
Bullgaria nuk kishte asnjë arsye për të ndaluar aeroplanin e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç të fluturonte mbi hapësirën ajrore bullgare për të shkuar në Moskë për paradën ushtarake më 9 maj. Kjo u deklarua nga kryeministri Rosen..
Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi stabilitetin e financave publike si një element kyç në rrugën e vendit tonë drejt anëtarësimit në eurozonë. Duke..
Familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë pasi më 15 prill të këtij viti u shembën shtëpitë e tyre të..
Partia “Vëzrazhdane” po fillon bisedimet për paraqitjen e një mocioni të tretë mosbesimi kundër qeverisë së Rosen Zheljazkovit, njoftoi deputeti..