Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Romët festojnë Vasilica - Vitin e Ri sipas stilit të vjetër

Foto: BGNES - arkiv

Romët në vendin tonë kremtojnë festën Vasilica ose Bango Vasili fjalë për fjalë Vasili i çalë, i njohur ndryshe edhe si Viti i Ri i Romëve, njofton Fondacioni “Amalipe”. Sipas traditës, festa vazhdon tri ditë, duke filluar nga nata e 13 duke u gdhirë 14 janar. Festa Vasilica lidhet me disa legjenda rome për Shën Vasilin, një mbrojtës i romëve, i cili rivendos një urë mbi të cilën ata kalojnë pasi u shkatërrua nga Djalli dhe shpëton romët e mbytur. Detyrimisht në tryezë vendoset mishi i shpendëve - patë, gjel ose pulë. Darka e 13 janarit luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe është e mbushur me simbolikë të pasur.Është e detyrueshme që nga momenti i fillimit të darkës deri në mesnatë, dyert e shtëpisë të mbyllen fort - askush nga familja nuk del jashtë dhe asnjë i huaj nuk lejohet të hyjë në shtëpi.Familjarët e falin njëri-tjetrin duke i puthur duart njëri-tjetrit. Pas faljes, ​​më të moshuarit (gjyshërit) e thyejnë bukën e ritit më dysh, “për të parë se kush do të ketë fat më të madh këtë vit dhe do të kujdeset për ushqimin e shtëpisë”. Më pas, secili fëmijë thyen një copë nga buka, dhe kafshata e parë nuk hahet, por mbështillet dhe vendoset nën jastëk. Besohet se ajo që njeriu ëndërron atë natë tregon se çfarë do të ndodhë në vitin e ardhshëm.

Mësoni më tepër nga arkivi ynë:




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dita e Shën Theodhorit – festa e cila i paraprin verës

Dita e Shën Theodhorit është një festë e rëndësishme bullgare, e cila shënohet të shtunën pas të Dielës së të Lidhurve të Djathit . Kjo është një festë e lëvizshme dhe këtë vit bie më 8 Mars. Sipas besimeve popullore, Shën Theodhori luan një rol..

botuar më 25-03-08 6.10.PD

Më 3 mars, Bullgaria feston Lirinë

Më 3 mars festojmë 147 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë pas pesë shekujve të sundimit osman. Kjo ditë u shpall festë kombëtare në vitin 1990 me vendim të Kuvendit Popullor. Traktati i Shën Stefanit midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane, i..

botuar më 25-03-03 6.05.PD

Të Lidhurit e Djathit përgatitin besimtarët për kreshmën dhe pendimin

Është e Diela e të Lidhurit të Djathit . Sipas traditës ortodokse, dita kremtohet çdo vit në prag të Kreshmës së Madhe, kur të krishterët falin njëri-tjetrin. Kjo është dita e fundit para kreshmës, në të cilën besimtarët mund të konsumojnë bulmetra..

botuar më 25-03-02 6.10.PD