Romët në vendin tonë kremtojnë festën Vasilica ose Bango Vasili fjalë për fjalë Vasili i çalë, i njohur ndryshe edhe si Viti i Ri i Romëve, njofton Fondacioni “Amalipe”. Sipas traditës, festa vazhdon tri ditë, duke filluar nga nata e 13 duke u gdhirë 14 janar. Festa Vasilica lidhet me disa legjenda rome për Shën Vasilin, një mbrojtës i romëve, i cili rivendos një urë mbi të cilën ata kalojnë pasi u shkatërrua nga Djalli dhe shpëton romët e mbytur. Detyrimisht në tryezë vendoset mishi i shpendëve - patë, gjel ose pulë. Darka e 13 janarit luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe është e mbushur me simbolikë të pasur.Është e detyrueshme që nga momenti i fillimit të darkës deri në mesnatë, dyert e shtëpisë të mbyllen fort - askush nga familja nuk del jashtë dhe asnjë i huaj nuk lejohet të hyjë në shtëpi.Familjarët e falin njëri-tjetrin duke i puthur duart njëri-tjetrit. Pas faljes, më të moshuarit (gjyshërit) e thyejnë bukën e ritit më dysh, “për të parë se kush do të ketë fat më të madh këtë vit dhe do të kujdeset për ushqimin e shtëpisë”. Më pas, secili fëmijë thyen një copë nga buka, dhe kafshata e parë nuk e hahet, por mbështillet dhe vendoset nën jastëk. Besohet se ajo që njeriu ëndërron atë natë tregon se çfarë do të ndodhë në vitin e ardhshëm.
Mësoni më tepër nga arkivi ynë:
Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe quhet i Parëthirrur sepse ishte i pari nga apostujt që ndoqi Shpëtimtarin. Që në moshë të re ai..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..
Me rastin e 124 vjetorit të vënies në lëvizje të tramvajit të parë në Sofje më 14 janar 1901, Transporti Elektrik Metropolitan dhe Ndërmarrja Komunale..