Komisioni Ligjor në Parlament e ka obliguar unanimisht Këshillin e Lartë Gjyqësor që të ndërpresë zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të planifikuar për datën 16 janar me një kandidat të vetëm - ushtruesin e detyrës së prokurorit aktual, Borisllav Sarafov, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Ligjin për drejtësi. Ndryshimet pritet të diskutohen në sallën plenare të Kuvendit të mërkurën, më 15 janar.
Sipas ndryshimeve të miratuara në Aktin e Gjyqësorit, procedurat për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të Kryetarëve të Gjykatës së Lartë Administrative dhe Gjykatës së Lartë të Kasacionit, të cilat nuk kanë përfunduar me dekret presidencial për emërim deri në datën e shpalljes së ndryshimeve, ndërpriten. Kjo do të thotë se edhe nëse Këshilli i Lartë Gjyqësor e zgjedh Sarafovin më 16 janar, nëse presidenti vonon nënshkrimin e tij përfundimtar dhe ndërkohë hyjnë në fuqi ndryshimet, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të duhet të ndërpresë këtë procedurë të veçantë.
Por edhe nëse zgjedhja e tij pezullohet, Borisllav Sarafov mund të vazhdojë të veprojë si Prokuror i Përgjithshëm dhe të kandidojë në procedurën e ardhshme, njoftoi gazetarja Silvija Velikova.Para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Komisionerja e BE-së për Zgjerim Marta Kos deklaroi se pritet që Republika e Maqedonisë së Veriut të ndryshojë Kushtetutën. Kos dha shembullin e Serbisë, me të cilën nuk u hap klasteri..
Qeveria bullgare i ka dërguar Republikës së Maqedonisë së Veriut një projekt-marrëveshje për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar që lidh të dy vendet. Propozimi i shtetit bullgar është që të dy qeveritë të marrin..
Shërbimi i Shpëtimit Malor i Kryqit të Kuq Bullgar paralajmëron se kushtet atmosferike për turizëm në male janë të këqija. Është me re dhe me mjegull. Për shkak të reshjeve të dendura të borës në ditët e fundit, është në fuqi shkalla më e lartë e..
Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova bisedoi me ambasadorin amerikan në Bullgari, Kenet Merten. Kisellova i shprehu ngushëllimet e saj dhe..
Presidenti Rumen Radev do të dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë të mërkurën, më 15 janar, në orën 12:00, njoftoi zyra e shtypit..
Negociatat për formimin e qeverisë vazhdojnë edhe sot. Ka marrëveshje për emrin e kryeministrit - Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS, ka pajtim edhe për..