Komisioni Ligjor në Parlament e ka obliguar unanimisht Këshillin e Lartë Gjyqësor që të ndërpresë zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të planifikuar për datën 16 janar me një kandidat të vetëm - ushtruesin e detyrës së prokurorit aktual, Borisllav Sarafov, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Ligjin për drejtësi. Ndryshimet pritet të diskutohen në sallën plenare të Kuvendit të mërkurën, më 15 janar.
Sipas ndryshimeve të miratuara në Aktin e Gjyqësorit, procedurat për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe të Kryetarëve të Gjykatës së Lartë Administrative dhe Gjykatës së Lartë të Kasacionit, të cilat nuk kanë përfunduar me dekret presidencial për emërim deri në datën e shpalljes së ndryshimeve, ndërpriten. Kjo do të thotë se edhe nëse Këshilli i Lartë Gjyqësor e zgjedh Sarafovin më 16 janar, nëse presidenti vonon nënshkrimin e tij përfundimtar dhe ndërkohë hyjnë në fuqi ndryshimet, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të duhet të ndërpresë këtë procedurë të veçantë.
Por edhe nëse zgjedhja e tij pezullohet, Borisllav Sarafov mund të vazhdojë të veprojë si Prokuror i Përgjithshëm dhe të kandidojë në procedurën e ardhshme, njoftoi gazetarja Silvija Velikova.Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç janë bullgarët, në Kushtetutë, pavarësisht angazhimit të vendit për ta bërë këtë. Kjo thuhet në..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas të dhënave të Eurostat të cituara nga BNR Horizont. Në Bullgari, kjo përqindje arriti në 11.8%, ku..
Me thirrje “Jo euros”, rreth njëqind mbështetës të partisë “Vëzrazhdane” u mblodhën në një protestë para ndërtesës së Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB) në Sofje. Veprimtaria u organizia për shkak të vizitës së planifikuar zyrtare të kryetares së..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - rreth 8°. Gjatë ditës do të kemi mot me reshje. Reshjet do të jenë më të..
Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros..