Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i emisionit "Arkitektura e Varnës së Vjetër" dhe i dy librave për arkitektin.
Dabko Dabkov lindi në qytetin Trjavna, por u transferua në Varna në moshë të re. Ai projektoi dhe mori pjesë në ndërtimin e më shumë se 200 ndërtesave ikonike në kryeqytetin detar. Ai është autor i ndërtesave të tilla të jashtëzakonshme si Akuariumi në Kopshtin e Detit, Hoteli "London" (tani Hotel "Musalla"), selia e Forcave Detare (projekt i përbashkët me arkitektin Stefan Venedikt Popov).
Sot, një monument i Arkitektit Dabkov të ulur në një stol mund të shihet në rrugën kryesore të qytetit. Monumenti, i përgatitur sipas një fotografie të arkitektit tonë të njohur nga viti 1922, është vepër e skulptorit Veselin Kostadinov.
Pas ndryshimeve politike në Bullgari më 9 shtatorin 1944 Dabkov u shpall "armik i popullit". Nën hijen e këtij poshtërimi, pas një jete të jetuar me dinjitet, ai ndërroi jetë në vitin 1945 në moshën 70 vjeçare. Qindra qytetarë të Varnës e përcollën atë në udhëtimin e tij të fundit tokësor, por gradualisht emri i tij u zhyt në harresë, thotë Obllakov. Vetëm vitet e fundit filloi të ringjallet kujtimi për të.
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..