Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Houthët liruan ekuipazhin e anijes “Galaxy Leader”, që përfshin dy bullgarë

| rinovuar më 25-01-22 5.19.MD
Foto: EPA/BGNES

Huthët jemenas nga grupi “Ansar Allah” liruan ekuipazhin e anijes “Galaxy Leader”, të rrëmbyer në fund të vitit 2023 në Detin e Kuq, njoftoi BNT. Kapiteni dhe ndihmësi i lartë i kapitenit janë shtetas të Bullgarisë. Përveç dy bullgarëve, në ekuipazhin e anijes, e cila lundron nën flamurin bahamian, janë shtetas të Ukrainës, Filipineve, Meksikës dhe Rumanisë. Për më shumë se një vit, “Galaxy Leader” u mbajt në portin Hodeidah në pjesën e kontrolluar nga houthët e Jemenit.

Reuters njofton se ekuipazhi është nisur për në Oman. Huthët nga “Ansar Allah” njoftuan se lirimi i marinarëve të “Galaxy Leader” është pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës.Theksohet se lirimi u koordinua me Hamasin dhe u realizua me ndihmën e Omanit.

Autoritetet në Sana, Jemen, konfirmuan se kapiteni dhe ndihmës kapiteni i anijes “Galaxy Leader”, Ljubomir Çanev dhe Danaill Veselinov, u liruan dhe janë rrugës për në Muskat, Oman. Këtë e njoftoi në faqet e saj në Facebook eurodeputetja Elena Jonçeva, e cila ndodhet në Muscat dhe i pret. Jonçeva thekson se sonte atje do të arrijë një delegacion bullgar i kryesuar nga ministri i jashtëm Georg Georgiev. Në shtator, Jonçeva vizitoi Jemenin dhe arriti të takohej me bullgarët e rrëmbyer dhe të zhvillojë bisedime me autoritetet në Sana.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se me urdhër të kryeministrit Rosen Zheljazkov u dërgua një aeroplan qeveritar për të kthyer bullgarët e liruar në Bullgari.

Më shumë mbi temën mund të lexoni në botimet e mëposhtme:




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë

Sektori i mbrojtjes gjeneron 4% të PBB-së së Bullgarisë

Ministrja për Çështjet Evropiane e Mbretërisë së Danimarkës, znj. Marie Bier, po viziton Bullgarinë dhe rajonin në lidhje me Presidencën e ardhshme Evropiane të Danimarkës, e cila fillon në korrik. Gjatë vizitës së saj, ajo, së bashku me..

botuar më 25-05-15 4.29.MD

Tre mediat kombëtare protestojnë: "Puna jonë ka vlerë!"

Punonjësit e Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) protestuan sot duke kërkuar paga të mira. Gazetarët, redaktorët, kameramanët, regjisorët, teknikët, këngëtarët dhe muzikantët e..

botuar më 25-05-15 2.43.MD

PP-DB: Një mbrojtje politike, prokuroriale dhe policore qëndron mbi një kanal kontrabande në Plovdiv

Përfaqësues në nivelet më të larta të Ministrisë së Brendshme dhe politikanë me ndikim janë të përfshirë në orvatjen për të penguar një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftimin e Krimit të Organizuar kundër një kanali të kontrabandës së..

botuar më 25-05-15 12.08.MD