Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy bullgarët në bord u rrëmbye në Detin e Kuq më 19 nëntor 2023, pak pas fillimit të armiqësive në Gazë. Huthët argumentuan veprimet e tyre me shenjën e solidaritetit me popullin palestinez, i cili ka rënë viktimë e konfliktit midis organizatës militante palestineze Hamas dhe Izraelit.
Lirimi i bullgarëve u bë i mundur pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit.
Në një konferencë, menjëherë pas mbërritjes së bullgarëve, ministri ynë i jashtëm Georg Georgiev vuri në dukje se ky është një sukses që gjatë gjithë kohës ishte lidhur me idenë e humanizmit. Para kësaj ai shprehu mirënjohjen e palës bullgare për përpjekjet e Sulltanatit të Omanit për lirimin e bullgarëve, si dhe për mbështetjen dhe qëndrimin e mirë gjatë gjithë procesit. Duke folur për agjencinë e lajmeve të Omanit, ministri Georgiev theksoi se kjo iniciativë është shenjë e qartë jo vetëm e bashkëpunimit dhe përpjekjeve diplomatike, por edhe e miqësisë ndërmjet Omanit dhe Bullgarisë.
Nga ana e tij, Kapiteni Çanev dhe ndihmës kapiteni Veselinov shprehën mirënjohjen e tyre për përpjekjet për lirimin e tyre, si dhe për mbështetjen e familjeve të tyre. Ata theksuan se trajtimi i tyre gjatë robërisë ka qenë i mirë, falë marrëdhënieve miqësore mes Bullgarisë dhe Jemenit dhe ata nuk kanë dyshuar për asnjë moment se do të lirohen.
Duke folur për gazetarët në Aeroportin e Sofjes, eurodeputetja Elena Jonçeva, e cila ndihmoi në lirimin e dy bullgarëve, theksoi se ky është rezultat i përpjekjeve të jashtëzakonshme, mbi një vit, të të gjitha institucioneve dhe tregon se kur qytetarët bullgarë janë në situata të rënda diku në botë shteti bullgar është i aftë të mobilizohet dhe të bëjë gjithçka për t'u kthyer në atdhe.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Sot do të prezantohen kushtet dhe afatet për aplikim në fazën e re të programit EXPLORER të Institutit për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji INSAIT në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”. Qëllimi i programit është të..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 9°, në Sofje rreth 5°. Vende-vende në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë reshje shiu, më të theksuara në zonat malore. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore - erë mesatare..
Anëtarësimi i Bullgarisë në Shengen është një mundësi e madhe, por edhe një sfidë. Në mënyrë që vendi ynë të përfitojë sa më shumë nga kjo mundësi, duhet të hiqen barrierat administrative që pengojnë sektorin e turizmit. Këtë e deklaruan pjesëmarrësit në..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..