Bullgaria merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit CMT Shtutgart. Forumi zhvillohet nga data 18 deri më 26 janar 2025 dhe theksat kryesore janë kampingu dhe fushues, motoçikletat, çiklizmi, golfi, SPA, kroçerat dhe të tjera, njofton bgtourism.bg. Bullgaria prezantohet me një stendë informative nga 50 metra katror, dhe numri i ekspozuesve është rritur në krahasim me vitet e mëparshme. Një interes të veçantë tregohet ndaj turizmit bullgar të kampingut, i cili prezantohet përmes udhërrëfyesve të platformës më të madhe në këtë sektor, Camping.bg.
Gjermanët janë numri një në mesin e turistëve të huaj që vizitojnë kampingjet bullgare, pohon Veselin Vëlev - themelues i platformës dhe organizator i ekspozitës së vetme tematike në vendin tonë, Camping & Caravaning Expo. Nga 10 sallat e ekspozitës, 8 i dedikohen temës së kampingut, gjë që tregon interesin në shkallë të gjerë për këtë lloj turizmi në Gjermani.
Sipas atasheut turistik të Bullgarisë në Gjermani, Tihomir Patarinski, bisedimet me operatorët turistikë gjermanë konfirmojnë kërkesën në rritje për produktin turistik bullgar.Një kontribut të rëndësishëm për këtë ka edhe programi i zgjeruar i fluturimeve drejt Bullgarisë në vitin 2025. Bullgaria tërheq vëmendjen edhe me destinacionet e saj të kampingut, të cilat ngjallin interes të madh tek vizitorët e shumtë të ekspozitës, përfundon bgtourism.bg.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bgtourism.bg, Facebook/ Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Bullgarisë në Mënik
Sivjet sezoni i skive në Bullgari filloi më herët se zakonisht falë bora e rënë. Në Bansko sezoni u hap në ditët e para të dhjetorit, dhe fillimi zyrtar u vu një javë më vonë. Edhe zonat e tjera të skijimit po punojnë me kapacitet të plotë.Pavarësisht..
Ku do të na çojë viti i ri? “The New York Times” na ndihmon të nisim udhëtimet tona me propozime nga lista vjetore e 52 vendeve më të mira për t'u vizituar në 2025. Ndër to, Bullgaria shquhet si një destinacion tërheqës që përqendron vëmendjen e..
Përderisa Bullgaria po përjeton krizën e radhës politike, ndjenja e të qenit të humbur po thellohet, dhe ndarja dhe pakënaqësia në shoqëri mbizotërojnë, ka një sektor që arriti të thyejë këtë kontekst të errët - turizmi . Në vitin 2024, vendi ynë..