Më 25 janar, shtëpia malore Aleko në malin Vitosha pranë Sofjes bëhet qendër e sporteve dhe argëtimit dimëror me rastin e Ditës Botërore të Borës.
Festa Dimërore Vitosha 2025, organizuar nga Bashkia e Sofjes dhe "Sofja - Kryeqyteti Botëror i Sporteve", do të mbahet nën moton "Zbulo, Argëto, Përjeto" dhe do t'u ofrojë vizitorëve një program të pasur me ngjarje tërheqëse. Do të ketë një shumëllojshmëri garash dhe lojërash, si zbritje me sajë, sllallom paralel, alpinizëm me ski, ski vrapim, gara për fëmijë etj.
Një nga atraksionet kryesore të ngjarjes është çiklizmi në dëborë, i cili bëri debutimin e tij botëror gjashtë vjet më parë në Festën Dimërore Vitosha. Që atëherë, disiplina u përfshi në kalendarin sportiv ndërkombëtar. Për të pestin vit radhazi do të jetë e hapur edhe “Zona e Sajave” – një zonë e caktuar posaçërisht për rrëshqitjen me sajë, ku të vegjël dhe të mëdhenj do të shijojnë emocionet e dimrit.
Programi përfshin edhe kuize me çmime, konkurse për pamjen më tërheqëse, luftë me top bore, tërheqje dhe krijim të figurave të dëborës etj. Në fund të ditës do të zhvillohet një “gjueti thesari” në dëborë.
Dita Botërore e Borës shënohet këtë vit në 59 vende dhe i kushtohet një stili jetese aktive dhe gëzimit të sporteve dimërore.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: vitosha-ski.com, sofia.plays.bg
Valentina Georgieva fitoi medaljen e bronztë në finalen e traut në Kupën Botërore të Gjimnastikës Artistike në Kajro. Kajla Nemur nga Algjeria u bë kampione, dhe Kjun Bjoll Xho nga Koerja e Veriut fitoi medaljen e argjendtë. Për gjimnasten Valentina..
Turi grupor me biçikleta përgjatë rrugës turistike "Rruga e Detit të Zi", Black Sea Route Epic 2025, fillon sot, 26 prill. Një grup prej mbi 30 çiklistësh do të ngasin për dhjetë ditë përgjatë shtigjeve bregdetare pyjore, fushore, shkëmbore dhe..
Kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, hapi Kampionatin Botëror të Kalistenikës, i cili filloi sot, 25 prill, në Asics Arena të kryeqytetit dhe do të vazhdojë deri më 27 prill. Kalistenika është një sport që po gëzon popullaritet në rritje, në..
Lia Karatançeva fitoi titullin individual në tenis në turneun e tenisit me fushë të kuqe në “Indian Harbor Beach” (SHBA) me një fond çmimesh prej 40..