Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sport, argëtim dhe adrenalinë të lartë në Festën Dimërore Vitosha 2025

Foto: vitosha-ski.com

Më 25 janar, shtëpia malore Aleko në malin Vitosha pranë Sofjes bëhet qendër e sporteve dhe argëtimit dimëror me rastin e Ditës Botërore të Borës.

Festa Dimërore Vitosha 2025, organizuar nga Bashkia e Sofjes dhe "Sofja - Kryeqyteti Botëror i Sporteve", do të mbahet nën moton "Zbulo, Argëto, Përjeto" dhe do t'u ofrojë vizitorëve një program të pasur me ngjarje tërheqëse. Do të ketë një shumëllojshmëri garash dhe lojërash, si zbritje me sajë, sllallom paralel, alpinizëm me ski, ski vrapim, gara për fëmijë etj. 

Një nga atraksionet kryesore të ngjarjes është çiklizmi në dëborë, i cili bëri debutimin e tij botëror gjashtë vjet më parë në Festën Dimërore Vitosha. Që atëherë, disiplina u përfshi në kalendarin sportiv ndërkombëtar. Për të pestin vit radhazi do të jetë e hapur edhe “Zona e Sajave” – një zonë e caktuar posaçërisht për rrëshqitjen me sajë, ku të vegjël dhe të mëdhenj do të shijojnë emocionet e dimrit.

Programi përfshin edhe kuize me çmime, konkurse për pamjen më tërheqëse, luftë me top bore, tërheqje dhe krijim të figurave të dëborës etj. Në fund të ditës do të zhvillohet një “gjueti thesari” në dëborë.

Dita Botërore e Borës shënohet këtë vit në 59 vende dhe i kushtohet një stili jetese aktive dhe gëzimit të sporteve dimërore.

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: vitosha-ski.com, sofia.plays.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Karlos Nasar

Dy rekorde botërore dhe një titull evropian për peshëngritësin bullgar Karlos Nasar

Me dy rekorde botërore në kategorinë e tij të re 97 kg, peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi titullin evropian, duke mos lënë asnjë dyshim se kush është lideri aktual dhe i ardhshëm. Bullgari Karlos Nasar është peshëngritësi më i mirë..

botuar më 25-04-20 12.06.MD
Foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike

Medalje të arta për ansamblin bullgar të gjimnastikës ritmike në Kupën e Botës në Baku

Ansambli bullgar i përbërë nga Sofia Ivanova, Alina Kolomiec, Suzan Puladian, Danaja Atanasova dhe Viktoria Georgieva fitoi titullin e gjithanshëm në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Medalja e argjendtë i shkoi kampiones aktuale..

botuar më 25-04-20 10.44.PD
Maria-Magdalena Kireva

Medalje ari për Maria-Magdalena Kireva në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes

Maria-Magdalena Kireva fitoi medaljen e artë në kategorinë 76 kg për femra në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Kishinau. Bullgarja mblodhi në dyluftim 226 kilogramë (106 dhe 120). Në podiumin në kryeqytetin e Moldavisë, ajo bëri prova të..

botuar më 25-04-19 10.59.PD