Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë z. Georg Georgiev zhvilloi një vizitë pune në Sulltanatin e Omanit, ku u takua me homologun e tij nga Omani Badr bin Hamad Al Busaidi, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Ministri Georgiev shprehu vlerësimin e lartë të udhëheqjes shtetërore bullgare për kontributin e Sulltanatit të Omanit për lirimin e ekuipazhit të anijes “Galaxy Leader”.
U theksuan natyra vetëmohuese dhe motivet udhëheqëse humanitare të rolit diplomatik të Omanit. Vëmendje e veçantë iu kushtua pranisë së një vullneti të fortë politik për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme me interes të përbashkët. Ministri Georgiev dërgoi një mesazh me shkrim nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev për Sulltan Haitham bin Tariq Al Said, ku përfshihet edhe një ftesë për një vizitë shtetërore në Bullgari. Ministri i jashtëm ripërtëriti ftesën e palës bullgare për një vizitë zyrtare të ministrit Albusaidi në Bullgari.
Në shprehje vlerësimi dhe mirënjohjeje për përpjekjet e përqendruara dhe të vazhdueshme të Sulltanatit të Omanit për zgjidhjen me sukses të çështjes me ekuipazhin e anijes Galaxy Leader, ministri Georg Georgiev nderoi Badr bin Hamad Al Busaidi me çmimin më të lartë të Ministrisë së Jashtme – “Dega e Artë e Dafinës”.
Gjatë vizitës së tij të punës në Sulltanatin e Omanit, Georg Georgiev ka biseduar edhe me disa nga zyrtarët e përfshirë drejtpërdrejt në zgjidhjen e rastit. U theksua rëndësia e dialogut aktiv dhe besimit të ndërsjellë mes dy vendeve dhe u konfirmua dëshira për thellimin e bashkëpunimit.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PASE) vendosi të ndërpresë mbikëqyrjen ndaj Bullgarisë. Vendimi u mor me 101 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim. Nga tribuna e parlamentit, deputeti i partisë “Ka një popull të tillë”, Stanisllav..
Së shpejti do të nisë një studim tregu, i ndjekur nga një procedurë konkurrence për zhvillues bullgarë të disa llojeve të dronëve të kërkuar nga Ministria e Mbrojtjes. Këtë e bëri të ditur Tomisllav Donçev, zëvendëskryeministër dhe ministër i..
Policia në Varna po heton një kërcënim ndaj Biljana Kocevës, motrës së kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare. "Qëndroni gjallë për njerëzit tuaj të dashur" është mesazhi i shkruar në kutitë e purove të..
Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari...
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..