61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në muaj, 17.5% ndeshen me lajme të rreme. Vetëm 5.5 për qind thonë se nuk kanë hasur lajme të rreme.
42.6% e atyre me profil në Facebook thonë se kanë hasur në censurë në rrjet të paktën një herë dhe 15.8% thonë se kjo u ka ndodhur edhe vetë atyre. 39.8% e përdoruesve nuk kanë qenë dëshmitarë të censurës.

43.1% e të anketuarve kanë qëndrim pozitiv ndaj një ndalimi të mundshëm të TikTok, 28.4% janë kundër dhe 26.6% pranojnë se nuk janë mjaftueshëm të informuar për të pasur një qëndrim.
Sondazhi tregon një të kuptuarit të përhapur gjerësisht të informacionit të rremë, i cili nga ana tjetër krijon ide për kufizime të reja, komentojnë sociologët. Vetëdija masive reagon më shumë me një instinkt ndaj më shumë ndalimeve, sesa me një instinkt drejt më shumë lirisë, theksojnë nga agjencia.
Foto: Pixabay, BTAQyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..