Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 28 janarin

Moti mbetet i ngrohtë dhe me diell për vendet pa mjegull afatgjatë

Foto: BTA

Ditën e martë në shumë vende do të ketë mjegull në fusha dhe lugina. Rreth mesditës në shumicën e zonave, me përjashtim të lumit Danub dhe pjesës perëndimore të fushës së Trakisë së Epërme, dukshmëria do të përmirësohet përkohësisht. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°, më të larta në rajonet lindore dhe në Gadishullin Ballkanik, në Sofje – rreth minus 1°. Gjatë ditës në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara mesatare dhe të larta. Në Bullgarinë Lindore dhe në veri të maleve do të fryjë erë mesatare jug-jugperëndimore. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 18°, në kryeqytet do të lëvizin rreth 13°.

Në zonat malore do të mbajë mot me diell me erë të fortë jugperëndimore nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë 13°, në 2000 m. rreth 7°.

Në bregun e Detit të Zi vranësirat do të jenë të konsiderueshme në orët e mëngjesit, por me shpejtësi do të ulen dhe do të mbajë diell në pjesën më të madhe të ditës. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 11 deri në 15°. Temperatura e ujit të detit është 8-9°. Еksitimi detit  do të jetë rreth 2 ballë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 86% e njerëzve mendojnë se rritja e pagave gjatë vitit 2025 nuk është e mjaftueshme

Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..

botuar më 25-11-30 6.55.PD

Çmimet e banesave në Sofje janë rritur me 25.5%

Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..

botuar më 25-11-29 1.05.MD

Forumi DiVino.Taste ofron shije të reja dhe interesante nga vreshtat në të gjithë vendin

Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..

botuar më 25-11-28 5.55.PD