Në Katedralen Metropolitane “Shën të Dielën” në kujtim të igumenit të Manastirit të Zografit, Arkimandrit Amvrosij, shërbehet meshë përkujtimore nga peshkopët e Kishës Ortodokse Bullgare. Pas një sëmundjeje të shkurtër, Hirësia e Tij Amvrosij u largua nga kjo botë më 27 janar në Akademinë Mjekësore Ushtarake.
Igumeni i Manastirit të Zografit, me emrin laik Georgi Tjurolengov, lindi më 10 nëntor 1939 në fshat Novakovo, rajoni i qytetit Asenovgrad. Rrugën shpirtërore e filloi qysh fëmijë në Seminarin Teologjik të Sofjes në Stacionin Çerepish. Në vitin 1973 hyri si rishtar në Manastirin e Shenjtë të Baçkovos dhe katër vjet më vonë, në vitin 1977, pranoi murgjërinë. Katër vjet më vonë ai shkoi si murg në Manastirin e Zografit në Malin Athos dhe 16 vjet më vonë, më 21 prill 1997 u shugurua hierodhjak. Dy ditë më vonë u bë hieromurg dhe po atë ditë u fronëzua si igumen i Manastirit të Zografit.
Me bekimin e tij Manastiri i Zografit zhvillonte veprimtarinë e tij kulturore e arsimore, botonte qindra libra ortodoksë, jetëshkrime të shenjtorëve dhe botime për çështje aktuale dhe bashkëkohore.
Në kujtesën e kishës, Arkimandrit Amvrozij do të mbetet si një murg i zellshëm, një klerik i dhuruar nga Zoti dhe një këshilltar i mençur për shumë veta në rrugën e besimit. I dashur dhe i nderuar nga klerikët dhe laikët.
Në lidhje me vdekjen e tij presidenti Rumen Radev i shprehu mirënjohjen e thellë igumenit të Manastirit të Zografit: “Të gjithë ne humbëm një shërbëtor të zellshëm të Zotit dhe rojtar të Ortodoksisë, unitetit ortodoks dhe ndërgjegjes bullgare, një njeri i cili ia kushtoi jetën zhvillimit shpirtëror të Manastirit të Zografit dhe Malit Athos”, theksoi presidenti në fjalimin e ngushëllimit.
“Vdekja e igumenit të Manastirit të Zografit, Arkimandritit Amvrozij, është një humbje e madhe për spiritualitetin bullgar dhe për të gjithë ata që vlerësojnë dhe respektojnë trashëgiminë shpirtërore të Malit Athos”, thuhet në një mesazh në faqen e Këshillit të Ministrave në Facebook.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..