Në një letër drejtuar institucioneve, Konfederata e Punës “Podkrepa” bënë propozime për vendosjen e një minimumi të patatueshëm, si dhe përditësimin e të ardhurave minimale dhe maksimale të sigurimeve shoqërore. Sindikata gjithashtu këmbëngul në përgatitjen e një analize dhe përditësimin e pagës minimale, si dhe rritjen e pagave të punonjësve të sektorit publik me të paktën 10%. Në një prononcim për Televizionin Kombëtar Bullgar, kryetari i Konfederatës së Punës “Podkrepa”, Dimitër Manollov, theksoi se së bashku me ekspertët e sindikatës do të insistojnë që sa më parë të njihen me parametrat e kornizës financiare. Manollov kujtoi se që nga viti 2008 Konfederata e Punës “Podkrepa” insiston në vendosjen e një minimumi të patatueshëm sepse praktika tregon se sistemi tatimor në vendin tonë nuk është i mirë. Ai theksoi se para mediave të gjithë liderët e partive pajtohen mbi këtë çështje, por kur vjen puna për të ndërmarrë veprime, askush nuk gjen forcë për ta bërë këtë.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..