Flota Detare Bullgare po kryen hetimet e veta për rastin e ndalimit të anijes "Vezhen" në Detin Baltik. Kështu ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv, kapiteni Aleksandër Kallçev. Ai prezantoi foto nga anija, të cilat, sipas fjalëve të tij, dëshmojnë se “spiranca e rrjedhur” e anijes nuk është pasojë e veprimeve dashakeqe, por e dallgëve të larta gati 3 metra që përmbytën bordin.
Anija bullgare "Vezhen", e cila mbante flamurin maltez, u ndalua në brigjet e Suedisë nën dyshimin për sabotim në Detin Baltik. Ekuipazhi akuzohet për prerjen e qëllimshme të një kablloje me fibra optike nënujore me spirancën e tyre midis Letonisë dhe ishullit suedez të Gotland.
Në një takim në Berlin me kryeministren daneze Mette Frederiksen, kancelari gjerman Olaf Scholz e klasifikoi anijen bullgare si pjesë e flotës ruse në hije. Kapiteni Kallçev nga Kompania Shtetërore e Transportit Detar Bullgar e hodhi poshtë kategorikisht këtë pohim.
Duke folur për Radion Kombëtare Bullgare, zëvendës ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për Inovacionin dhe Kundër Kërcënimeve Hibride dhe Sulmet Kibernetike Xhejms Apaturai tha se NATO-ja po monitoron nga afër rastin në Detin Baltik. Apathurai refuzoi t'i përgjigjet një pyetjeje nëse kjo është hera e parë që një anije nga një aleat i NATO-s është përfshirë në një incident të tillë, por vuri në dukje se dëmtime serioze në infrastrukturën kritike ndodhin të paktën një herë në muaj.
Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se shtetasit bullgarë që janë pjesë e ekuipazhit të anijes “Vezhen” janë tetë persona. Në këtë fazë ndaj tyre nuk është ngritur asnjë akuzë, ata nuk janë të ndaluar dhe mund të largohen nga anija, por kanë vendosur të qëndrojnë. Ata kanë mundësi të lidhen me familjet e tyre.
Ambasada e Bullgarisë në Stokholm mban kontakte të vazhdueshme me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë dhe institucione të tjera kompetente suedeze.
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke..