Sot do të kthehemi pas në kohë me SARACTA, ose "Kujdestari" - kështu quhet aventura e guximshme muzikore e producentëve Fabrizio Parisi dhe The Editor. Sfida këtë herë përfshin edhe një emër legjendar të muzikës bullgare – Gospodin Gospodinov-Gepi. Kujtojmë se me këtë projekt ai u rikthye pas një pauze muzikore 20-vjeçare. Këndimi “isopolifonia” dhe ritmi jokomercial house na kthejnë shekuj pas. Zëri hipnotizues zgjon energjitë primare dhe zbulon ligjet universale pak të njohura për njeriun modern. Në këtë kontribuon edhe tingulli i gajdeve që luan Gepi, i cili bashkë me Fabrizio Parisin dhe The Editor është autori i muzikës.
“Saracta” na zhyt në misticizmin e bullgarëve të lashtë, në kalendarin e të parëve tanë, në sekretet e solsticeve dhe ekuinokseve verore e dimërore.

Videoja e "Saracta" nuk plotëson, por ndërton mbi mesazhet. Fokusi kryesor i tij është kalendari protobullgar - kalendari më i vjetër dhe më i saktë në botë. Gepi merr rolin e "Kujdestarit" që krijon dhe ruan këtë kalendar. Misticizmi është thurur në të gjitha rekuizitat dhe madje edhe kostumet, vepër e Pllamena Boevës– një kostumografe me famë botërore që ka bërë studime në studion e filmit Cinecitta në Romë, e cila punon ekskluzivisht për skenën teatrore italiane.
I gjithë vizioni i "Saracta" është një histori mistike për paraardhësit tanë të lashtë dhe të lavdishëm, duke kapërcyer kufijtë e muzikës.
Foto: YouTube / Fa&MiMusic
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..