Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar.
Për çmimin u nominuan pesë piktorë të shquar – Bogdan Aleksandrov, Velin Dinev, Krasimir Karabaxhakov, Krasimir Rusev, Nikollaj Janakiev. Sipas një tradite të vjetër, emri i fituesit të çmimit shpallet në një ceremoni solemne në galeri në ditën e lindjes së Vlladimir Dimitrov – Mjeshtrit - 1 shkurt.
Në të njëjtën ditë, në Kjustendill hapet ekspozita e pikturave të fituesit të vitit të kaluar të Çmimit Kombëtar të Pikturimit - Dimitër Çollakov nga qyteti Popovo, biografia krijuese e të cilit përfshin mbi 50 ekspozita vetjake në Bullgari dhe jashtë saj.
Çmimi i parë me emrin e Mjeshtrit u dha në vitin 1973, kur u themelua nga Lidhja e Piktorëve Bullgarë. Deri në vitin 1989, kishte 39 laureatë, mes tyre piktorë emblematikë bullgarë si Zllatju Bojaxhiev, Nenko Ballkanski, Ilija Petrov, Genko Genkov, Millko Bozhkov etj. Megjithatë, tradita u ndërpre për të rifilluar në vitin 2012, kur çmimi iu dha Prof. Andrej Daniel (1952-2020).
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Libri "Bullgaria mbretërore (1879–1946). Oborri mbretëror bullgar (personalitete, poste, biografi)" me autorë prof. Petër Stoyjanoviç dhe Doc. Ivajllo Shallafov. Botimi luksoz me mbi 650 fotografi, shumica e të cilave botohen për herë të parë, zbulon..
Ora e Teatrit të Kukullave është prej 48 vitesh një nga emblemat e qytetit Stara Zagora . Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1977 dhe është e vetmja e këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. Për këtë shkruan nga Teatri në faqen në Facebook, pasi..
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..