Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Paraqitja e Zotit Jezu Krisht në Tempull

Foto: BGNES

Më 2 shkurt, Kisha Ortodokse kremton Paraqitjen e Zotit Jezu Krisht në Tempull. Kjo është një nga dymbëdhjetë festat e mëdha të Zotit gjatë vitit dhe kremtohet që nga shekujt e parë të krishterimit.

Ligji i Moisiut parashikonte nëse fëmija i parëlindur ishte djalë, dyzetë ditë pas lindjes duhej të shkonte në tempull, për t’i kushtuar Perëndisë. Kështu e bënë edhe Josifi i drejtë dhe Hyjlindësja.  Në Jerusalem në atë kohë jetonte një njeri, që quhej Simeon. Shpirti i Shenjtë i kishte zbuluar atij, se nuk do të vdiste pa e parë Krishtin. Ky lajm i gëzuar e mbajti me shpresë deri në moshë të thyer. Kështu dyzetë ditë pas lindjes së Krishtit, Shpirti i Shenjtë e njoftoi se ëndrra e tij u realizua. Simeoni i drejtë, u nis për të shkuar në tempull, i mbushur me ngazëllim, duke pritur bekimin për të cilën Zoti e kishte bërë të denjë. Pasi mori në krahë foshnjën tha: “Tani, o Zot, lëre shërbëtorin tënd të vdesë në paqe sipas fjalës sate, sepse sytë i mi e panë shpëtimin tënd, që e përgatite përpara gjithë popujve, dritën për të ndriçuar kombet”.

Në tempull, në atë ditë të rëndësishme, ishte edhe një profeteshë me emrin Ana. Pasi mbeti e ve pas shtatë vitesh martesë, ajo iu përkushtua Zotit, duke gjetur ngushëllim në lutje dhe kreshmë. Për këtë përkushtim Shpirti i Shenjtë i dha aftësi të profetizojë, duke u bërë e denjë të shikojë foshnjën hyjnore. Plaku Simeon dhe profetesha Ana kishin vite që e prisnin Shpëtimtarin dhe e takuan atë. Kështu, Simeoni i drejtë dhe profetesha Ana, të mbushura me Frymën e Shenjtë, dëshmuan para botës se Foshnja ishte Shpëtimtari i pritur - Krisht.

Sipas zakonit të devotshëm, edhe sot fëmijët e porsalindur çohen në tempull për bekim në ditën e 40-të pas lindjes së tyre dhe u lexohet një lutje e veçantë nënave të tyre.

Paraqitja e Zotit Jezu Krisht në Tempull është një festë e Takimit me Shpëtimtarin e premtuar nga Perëndia. Paraqitja e Zotit Jezu Krisht në Tempull është një festë e shpresës së pathyeshme, e durimit të pashuar, e besimit të pashuar në atë që Perëndia ka premtuar, e dashurisë që tejkalon dhe kapërcen ndarjen. Festa është gjithashtu një rast për të pyetur veten se çfarë presim dhe për çfarë shpresojmë. A jetojmë në atë mënyrë që të përgatitemi për takimin me Zotin, a është edhe plakja jonë natyrore një pjekuri e shpirtit tonë, një rritje shpirtërore që na afron me Të?

Sipas besimeve popullore, në këtë ditë nuk punohet. Janë të ndaluara të gjitha veprimtaritë shtëpiake – qepje, thurje, pastrim, punë në kopsht apo në arë – sepse fëmijët do të lindin të shënuar. Vetëm mund të gatuhet. Amviset brumosin kulaçe dhe i shpërndajnë.

Njerëzit bënin parashikime të llojllojshme. Nëse bie shi në këtë ditë, do të bjerë shi gjithë verën. Nëse ka borë, do të ketë grurë.

Për traditat popullore Ditën e Paraqitjes së Zotit Jezu Krisht në Tempull mund të lexoni në koleksionin e Radio Bullgarisë: 

Foto: BGNES, arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të zgjosh një komb – një mision i ndritshëm gjatë shekujve

Bullgarët jemi ndër pak kombet që kanë një festë të vetën të spiritualitetit — Dita e Iluministëve të Popullit . E shënojmë çdo vit më 1 nëntor, për të nderuar, jo sundimtarë apo heronj ushtarakë, por njerëzit e shpirtit — ata bullgarë që kanë..

botuar më 25-11-01 5.50.PD

E Shtuna e të Vdekurve është një shprehje e dashurisë sonë për shpirtrat e të ndjerëve

Në botën bashkëkohore, kur vlerat materiale zëvendësojnë ato shpirtërore, mendimet për shpëtimin e shpirtit mbeten disi në plan të dytë. Gara e pandërprerë me kohën dhe detyrimet e përditshme e mpakin zërin e shpirtit, që mbytet nga ritmi i vrullshëm..

botuar më 25-11-01 4.55.PD

Përralla nga Korten në Bullgari dhe Moldavi “ringjallen” në Sofje

Përmbledhja “Përralla folklorike kortenase nga Bullgaria dhe Moldavia” do të prezantohet më 30 tetor 2025, në Qendrën Kulturore Bullgare, në Sofje. Libri është botuar nga Universiteti Shtetëror i Taraklisë “Grigorij Camblak”. Në kuadër të ngjarjes, e..

botuar më 25-10-30 5.10.PD