Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB): Më të varfërit në Bullgari vazhdojnë të varfërohen, dhe kjo ndodh me ritme më të shpejta

Sindikatat presin masa për të afruar sektorin publik dhe privat në Buxhetin 2025

Foto: BGNES

Situata financiare në vend është kritike, deklaroi para disa ditësh ministrja e re e financave Temenuzhka Petkova. Kështu, lajmet e vogla të mira për ngadalësimin e inflacionit /në bazë vjetore/ dhe rënien e kufijve të Shengenit që nga fillimi i vitit janë gati të shkrihen në sfondin e pasojave të krizës politike, e cila vonoi votimin e Buxhetit të Shtetit për vitin 2025. Qeveria e sapozgjedhur e tërhoqi projektbuxhetin e përgatitur nga qeveria teknite dhe njoftoi se brenda datës 14 shkurt do të paraqesë një propozim të ri dhe ndërkohë duhet të shpallë edhe masat rikuperuese për thesarin e shtetit.

Tema e buxhetit, niveli i shpenzimeve dhe politika e të ardhurave ndezën debatin mes partisë në pushtet dhe opozitës. Sindikalistët e Konfederatës së Punës Podkrepa janë të shqetësuar edhe për faktin se "ka mungesë qartësie në lidhje me marrëdhëniet e sigurimit të detyrueshëm dhe parametrat e përcaktuar. Edhe politika e të ardhurave mbetet e paqartë". Sipas tyre, data e shpallur (14 shkurt) për dorëzimin e projektbuxhetit “krijon kushte për tension, kohë të pamjaftueshme për njohje të plotë dhe përgatitje të opinioneve të arsyetuara dhe, në përputhje me rrethanat, mundësi për gabime”.

Ekspertët nga sindikata tjetër e madhe në vend – KNSB – po bëjnë presion për një politikë të ardhurash që do të çonte në një rritje të pagës minimale prej 10% dhe një normë të garantuar afatmesme të rritjes së pagave, e cila do të sillte kushtet e punës në Bullgari më afër atyre të vendeve të tjera anëtare. Ata vunë kusht që buxheti të diskutohet dhe votohet sa më shpejt /6-7 javë/. Kjo diktohet nga fakti se Akti aktual i të Ardhurave dhe Shpenzimeve për vitin 2024 skadon në fund të marsit "Kjo automatikisht çon në stanjacion në politikat e shpenzimeve. Ka tension serioz në shumë sisteme dhe është shumë e rëndësishme që ata që janë në pushtet të tregohen të arsyeshëm drejt rritjes optimale të pagave”, sqaroi kryetari i KNSB, Pllamen Dimitrov.
Pllamen Dimitrov
“Afatet janë shumë të shkurtra, por politikat janë të rëndësishme në fund të fundit. Politika e të ardhurave mund të garantohet, duhet të ketë të paktën 10% rritje për të gjithë, në mënyrë retroaktive nga 1 janari. Sepse paga minimale është rritur me 15% që nga fillimi i vitit, pagat në sektorin privat janë rritur nominalisht me 13-14% në tre vitet e fundit, kurse në sektorin publik rritja është nga 8 në 12%, pra ne kemi mbetur prapa. Kështu që nëse nuk do të jetë të paktën një rritje prej 10%, sektori publik do të bëhet shumë jokonkurrues dhe me shumë mundësi nuk do të ketë njeri që të punojë. Kurse ne duam shërbime cilësore – në arsim, shëndetësi dhe shërbime sociale. Qeveria ka detyrim të mbajë nivelet e pagave të atyre që paguan, në përputhje me tregun e punës dhe në këtë mënyrë garanton një motivim të punëtorëve që përmbush pritshmëritë e qytetarëve në lidhje me cilësinë e shërbimeve të ofruara."

KNSB raporton një rritje prej 4.2% të çmimeve për vitin e kaluar në Bullgari, bazuar në studimin e saj të rregullt të çmimeve të konsumit për 20 mallra bazë dhe jetike.

Një nga debatet në vend në fillim të vitit ka të bëjë me çmimin e nevojave ditore. Pas heqjes së TVSH-së me normë zero për bukën, e futur si masë ekonomike gjatë pandemisë dhe kthimit të saj në 20% nga 1 janari, ka pasur rritje të dukshme të çmimeve pothuajse në të gjitha qytetet e vendit.

“Pretendimi se ulja e TVSH-së për një mall apo shërbim të caktuar çon në ulje të çmimit është krejtësisht i rremë. Ne sindikatat kemi qenë gjithmonë kundër uljes së TVSH-së sepse privon buxhetin nga të ardhurat që duhet të drejtohen për të mbështetur prodhuesit individualë, dhe të mallrave të caktuara, në sferën sociale, në shëndetësi dhe arsim”.

Bullgaria vazhdon të ketë nivelin më të ulët të pagave ndër vendet e tjera anëtare të BE-së. Në të njëjtën kohë, këtu vërehen çmimet më të larta të konsumit për mallrat bazë dhe burimet shtëpiake, edhe në krahasim me vendet afër nesh. Fakti që më të varfërit në Bullgari vazhdojnë të varfërohen dhe akoma më shpejt mbetet alarmues - alarmin e jep KNSB. Personat që e ndjejnë këtë mungesë fondesh janë punëtorët me pagë minimale, si dhe të rriturit me pensione të mesme dhe të ulëta. Sipas vlerësimit të organizatës së sindikatave, të ardhurat për të mbajtur një familje prej tre anëtarësh (dy prindër dhe një fëmijë) duhet të jenë jo më pak se 2650 leva. Kjo nuk mund të ndodhë nëse punëtorët në familje kanë të ardhura afër pagës minimale, ose 1077 leva për momentin. Në një situatë të vështirë janë edhe pensionistët me një pension mesatar prej rreth 800 leva.

Të gjitha çmimet janë rritur që nga fillimi i vitit – dëshmon Anka Stojanova, pensioniste nga Sofja:

“Shiko, më bën përshtypje që çdo gjë që kam blerë sot në treg është rritur në krahasim me vitin e kaluar, pensioni im nuk është i lartë, është mesatar, deri më tani po i menaxhoj shpenzimet e shtëpisë. Nuk pres të më mbështesin e femijët e mi, unë ja dal vetë. Për mua politika është fajtore për gjendjen tonë ekonomike. Ka ndoshta arsye të tjera, por unë mendoj se politikanët e kanë fajin më të madh. E rëndësishme është që të rinjtë të janë në gjendje më të mirë, të ardhurat e tyre të rriten.”

Ka inflacion, çmimet po rriten - ky është vëzhgimi i Tanja Vasilevës, një tregtare në një nga tregjet e mëdha në Sofje:

“Me paratë që marr nga malli i shitur në një javë, nuk mund të blej asgjë nga bursa për të blerë përsëri mall. Njerëzit janë padyshim të shqetësuar, por shpresoj se fakti që tani ka një qeveri, njerëzit do të qetësohet”.

Foto: BTA, BGNES, BNR - Vidin

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksportet dhe importet drejt Evropës dhe vendeve jashtë BE-së po bien

Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..

botuar më 24-12-15 10.15.PD

TASS: Nuk bëhet fjalë për ndalimin e tranzitit të gazit rus përmes Bullgarisë

Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..

botuar më 24-12-11 10.35.PD

Ministria e Financave publikon projektbuxhetin e shtetit për vitin 2025

Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...

botuar më 24-12-10 10.19.PD