Nuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale të bullgarëve, sipas anketës së janarit të agjencisë Trend, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Partia GERB ruan lidershipin me 26.6% të preferencave të votuesve. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" ka mbështetje prej 13.2 për qind, të ndjekur nga "Vëzrazhdane" me 13%. Forca e katërt është DPS-Fillimi i Ri me 10.3%. DPS - Demokracia, të Drejtat dhe Liritë ka 7.1%. Partia Socialiste Bullgare gëzon mbështetjen e 6.9% të votuesve, "Ka një popull të tillë" - 5.9%. MEÇ - 5.6%. “Veliçie” mbetet nën barrierën parlamentare prej 3.8%.
44% e njerëzve presin që qeveria të kontrollojë çmimet. 19% duan miratimin e një buxheti. Për 16 për qind, lufta kundër korrupsionit është prioritet. 83% e të anketuarve janë të shqetësuar për stabilitetin financiar të vendit.
40% e të anketuarve nuk e mbështesin qeverinë.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..