BSP-ja bashkëqeverisëse propozon një projekt-ligj për të vendosur një tavan mbi rritjen e çmimeve për ushqimet bazë. Udhëheqësja e formacionit "Ngrihu, BG" Maja Manollova, e cila dje shpalli kandidaturën për Avokatin e Popullit, shpjegoi për Radion Kombëtare Bullgare se bëhet fjalë për 70 produkte nga shporta e vogël e konsumatorit, duke sqaruar se lista duhet të përcaktohet nga Këshilli i Ministrave. Masa duhet të zbatohet për pikat e shitjes me pakicë që kanë një xhiro vjetore mbi 10 milionë leva (5 milionë euro) Parashikohen edhe sanksione në masën 3% të xhiros vjetore të tregtarit, sqaroi Manolova. “Familjet bullgare janë donatorë të këtyre çmimeve në rritje të paarsyeshme. “Kjo kërkon që shteti të ndërhyjë dhe të mbrojë konsumatorët”, thotë Manollova. Ajo gjithashtu akuzoi zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë se realizojnë miliarda fitime që rrjedhin në kompanitë e tyre mëmë jashtë vendit.
Një protestë nën sloganin: "Punë e denjë - pagë e denjë! Pa transport, nuk ka ekonomi!" pengoi automjetet e transportit publik të Sofjes të dilnin këtë mëngjes në të gjitha linjat e autobusëve, trolejbusëve dhe tramvajeve. Vetëm metroja..
Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë do të ndihmojë zhvillimin e saj ekonomik. Sipas komisionerit evropian për çështjet ekonomike Valldis Dombrovskis, i cituar nga BNT, është koha që vendi të përfitojë nga të gjitha përfitimet që lidhen me..
Gjatë natës , do të ketë reshje në zona të caktuara në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore, më intensive rreth dhe pas mesnatës në rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet dhe përgjatë kreshtave perëndimore të malit Stara Pllanina. Do të ketë edhe..
Lidhur me protestat e transportit publik, ministrja e financave Temenuzhka Petkova tha se departamenti i saj nuk mund të financojë kostot e personelit..
Grupi parlamentar i "Vëzrazhdane", i përfaqësuar nga Kostadin Kostadinov, akuzoi Kryetaren e Parlamentit Natalija Kisellova për "pezullim" të..
Një protestë nën sloganin: "Punë e denjë - pagë e denjë! Pa transport, nuk ka ekonomi!" pengoi automjetet e transportit publik të Sofjes të dilnin këtë..