Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të çmimeve të larta. Nga kontrollet e gazetarëve të BNR rezulton se në dyqane nuk mungojnë klientët, por janë më të pakët se ditët e tjera. Shumica e blerësve janë të moshuar. Shumë prej artikujve shiten me çmime më të ulëta.
Kur u pyetën nga korrespondentja e BNR në Burgas Daniella Kostadinova pse shkuan sot në dyqan, blerësit shpjeguan se sipas tyre arsyet e çmimeve të larta në vendin tonë janë "zinxhiri i gjatë i furnizimit ", "prodhimi i ulët në vendin tonë - më shumë importe". “Nëse diçka është e shtrenjtë për mua, e bojkotoj çdo ditë”, përgjigjet një klient tjetër. "Unë nuk po bojkotoj sepse mendoj se ka një mënyrë tjetër. Janë 240 vajza dhe djem në parlamentin e Sofjes që duhet të zgjidhin problemin e çmimeve të larta," tha një tjetër blerës.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..