Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve bullgare dhe atyre të importuara, etj. Duke folur për Radion Kombëtare Bullgare - Stara Zagora, kryetari i Shoqatës Kombëtare të Prodhuesve të Drithërave, Ilija Prodanov, njoftoi se të gjitha këto praktika do të përshkruhen dhe publikohen. Gjithashtu janë përgatitur propozime konkrete për ndryshimet që do të përfshihen në legjislacionin bullgar për të zgjidhur problemin e çmimeve të larta të ushqimeve. Sipas Prodanov, bojkotimi i dyqaneve nuk është një mënyrë për t'u përballur me rritjen e çmimeve, por është një mënyrë për të tërhequr vëmendjen e politikanëve për këtë çështje.
Krahas ligjit për zinxhirët ushqimorë, për të cilin ministria njoftoi se po punon, duhet të miratohet edhe ligji për kooperativat, theksoi Prodanov, duke shtuar se kjo është mënyra që prodhuesit t'i kundërvihen presionit të zinxhirëve të mëdhenj të shitjes me pakicë.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Bullgaria, Azerbajxhani, Turqia dhe Gjeorgjia nënshkruan në Baku një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunimin në transmetimin dhe tregtimin e energjisë së gjelbër. Nënshkrimet u vunë ministrat e energjetikës së Bullgarisë dhe Azerbajxhanit, Zheço..
Bullgaria nuk mund të ndërhyjë në procesin e spiunazhit ndaj shtetasve bullgarë në Britaninë e Madhe. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në kuadër të kontrollit parlamentar në përgjigje të një pyetjeje nga partia “Velichie”. “Drejtësia..
Dje patriarku bullgar Daniil priti në takim Princin Ghazi bin Mohammad – kryekëshilltarin e Mbretit Abdullah II për çështje fetare dhe kulturore, njoftoi Patriarkana Bullgare. Princi është pjesë e delegacionit zyrtar të mbretit të..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..