Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në mesatare veriore. Temperaturat do të jenë brenda kufijve shumë të gjerë, minimale - nga minus 15°- minus 17°në disa vende të Bullgarisë Lindore, në rajone të caktuara të Bullgarisë Jugore dhe përgjatë bregut të detit - deri në minus 6°- minus 8°. Maksimalet do të jenë nga minus 2°- minus 3° në zonat verilindore, deri në 6°-7° në zonat jugperëndimore.
Do të mbajë mot kryesisht me diell në zonat malore. Në majat më të larta do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 metra do të jetë rreth minus 3°, në 2000 metra - rreth minus 10°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të mbizotërojë mot me diell. Në bregdetin më jugor do të ketë vranësira të konsiderueshme dhe aty do të bjerë borë e dobët. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°. Temperatura e ujit të detit është 4°-6°. Lëvizja e detit do të jetë 3-4 ballë.Komisioneri i BE-së për Punët e Brendshme dhe Migracionin, Magnus Brunner, i cili ndodhet për vizitë në Bullgari, deklaroi se vendi ka një rol kyç në ruajtjen dhe forcimin e zonës Shengen. Në një intervistë për BTA, mysafiri tha se "për të ruajtur..
Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” do të mbahet këtë mbrëmje pranë digës Zhrebçevo. Festivali organizohet për një vit radhazi nga Komuna e qytetit Tvërdica dhe lidhet me pritjen tradicionale të “July Morning”, njofton BTA. Festa është..
Natën , nga veriperëndimi do të depërtojë ajër i freskët me erë të moderuar. Në rajonet perëndimore, veriore dhe malore do të bjerë shi i shoqëruar me bubullima . Do të ketë kushte për breshër. Të shtunën , era do të orientohet nga..
Për vitin 2025 parashikohen 1.3 milionë euro për zbatimin e Programit për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare nga Shqipëria, Serbia,..
Presidentja e Zyrës së Patentave, inxh. Olja Dimitrova, deklaroi se Bullgaria ka një trashëgimi të pasur zanatesh, si qeramikë, gdhendje në dru, punime..
Komisioni Evropian dha një vlerësim pozitiv për Planin e ndryshuar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë. Në të u përfshi një kapitull i..