Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan.
Deklarata u mbështet nga të gjitha grupet parlamentare, përveç "Vëzrazhdane", ndërsa MEÇ dhe një deputet i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) abstenuan.
Deklarata bën thirrje për arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë dhe një proces negocimi që përfshin të gjitha vendet e prekura drejtpërdrejt dhe të interesuara për vendosjen dhe ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, duke përfshirë Bullgarinë.
Kuvendi i bën thirrje Këshillit të Ministrave të vazhdojë politikën e Republikës së Bullgarisë për zgjidhjen paqësore të konflikteve ndërkombëtare me mjete diplomatike dhe të promovojë iniciativa që synojnë gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme paqësore.Dita e Evropës u shënua me ngritjen e flamurit të BE-së përpara ndërtesës së institucionit presidencial. Në ceremoni morën pjesë Presidenti Rumen Radev, Kryetarja e Parlamentit Natalia Kisellova, Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova, Patriarku bullgar..
Interesi kombëtar mbrohet maksimalisht dhe nuk ka pozicion dominues ose të nënshtruar në marrëdhëniet ndërfqinjësore. Kështu iu përgjigj kryeministri Rosen Zheljazkov një pyetjeje parlamentare nga partia Vëzrazhdane në lidhje me marrëveshjen midis..
Bullgaria nuk kishte asnjë arsye për të ndaluar aeroplanin e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç të fluturonte mbi hapësirën ajrore bullgare për të shkuar në Moskë për paradën ushtarake më 9 maj. Kjo u deklarua nga kryeministri Rosen..
Kryeministri Rosen Zheljazkov theksoi stabilitetin e financave publike si një element kyç në rrugën e vendit tonë drejt anëtarësimit në eurozonë. Duke..
Familjet rome nga lagjja "Zaharna Fabrika" e kryeqytetit, të cilat mbetën pa strehë pasi më 15 prill të këtij viti u shembën shtëpitë e tyre të..
Partia “Vëzrazhdane” po fillon bisedimet për paraqitjen e një mocioni të tretë mosbesimi kundër qeverisë së Rosen Zheljazkovit, njoftoi deputeti..