Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Mjekësisë-Sofje. 74,3% e tyre planifikojnë të punojnë në Bullgari. Për herë të parë në më shumë se 10 vjet, përqindja e atyre që mbeten në vend është kaq e lartë. 86.2% e të diplomuarve duan të punojnë në spitale dhe vetëm 7.7% si mjekë të përgjithshëm. Vetëm 2.9% e të diplomuarve do të ndiqnin një karrierë shkencore.
Pritjet më të rëndësishme të mjekëve të rinj janë: përmirësimi i pagave (25%), përmirësimi i menaxhimit në të gjitha nivelet në sistemin e kujdesit shëndetësor (15.6%) dhe ofrimi i pajisjeve më moderne (12.4%).
25.7% e të diplomuarve në vitin 2024 planifikojnë të largohen nga vendi, 80.7% prej tyre drejt vendeve evropiane. Ata që dëshirojnë të punojnë në SHBA janë 5.3%
Motivet e mjekëve që duan të nisin nga Bullgaria janë: pagesa më e lartë jashtë vendit (22,7%), organizimi më i mirë i sistemit shëndetësor (19,4%).
Pediatria është në vendin e parë si specialiteti më i dëshiruar (10%). Në vendin e dytë është kardiologjia (9.3%), në vendin e tretë kirurgjia (8.7%).
Ceremonia e diplomimit për mjekët e rinj do to jetë më 26 shkurt 2025. Do të marrin diplomë 577 mjekë të rinj, nga të cilët 224 studentë bullgarë dhe 353 të huaj.
Lexoni më shumë në arkivin tonë:
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..