Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov, po përgatit një turne pranveror në mars. Të ftuar specialë solistë të "Orkestrës së Solistëve" në koncerte do të jenë këngëtarët Petja Paneva dhe Dimitër Arnaudov, zërat e të cilëve janë një thesar i vërtetë për muzikën popullore bullgare. Formacioni ikonë i muzikantëve virtuozë do të kënaqë dashamirësit e muzikës në gjashtë qytete në Bullgarinë Veriore - Dobriç (21 mars), Varna (22 mars), Shumen (23 mars), Ruse (24 mars), Pleven (25 mars), Vidin (26 mars).
Ky turne është edhe një gjest për publikun jashtë kryeqytetit, i cili prej më shumë se një dekade nuk ka pasur mundësinë të shijojë live performancat e orkestrës legjendare.Popullarizimi dhe interpretimi i muzikës popullore bullgare prej kohësh është misioni i këngëtares, dirigjente dhe pedagoge, Neli Andreeva . Ajo është e njohur edhe për pjesëmarrjen e saj në formacione të ndryshme, përfshirë edhe Korin “Nusha” ,..
Një udhëtim muzikor emocionues, i lindur në fundin e botës – në Antarktidë – do të prezantohet më 28 nëntor, në orën 19:00, në Kanada, në adresën: 769 Niagara Stone Rd, Niagara-on-the-Lake, ON L0S 1J0. Virtuozi bullgar me famë botërore i kavallit,..
Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe pse i është përkushtuar kryesisht tingujve të rock and roll, punk dhe country, Toma gjithmonë ka..