LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, por edhe me këngët e saj origjinale. Ato janë Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat i njohim prej vitesh si pjesë e Grupit Vokal të Fëmijëve BON-BON. I shohim shpesh në skena të mëdha krahas disa prej këngëtarëve më të njohur në vendin tonë. Pavarësisht angazhimet e shumta, Jana dhe Elizabet arrijnë të gjejnë kohë për këngët e tyre origjinale - si "Fak[t]", e cila u shfaq në fund të 2024-ës. Për mesazhin e këngës “Fakt”, vajzat nga LATIDA thonë:
“Kënga ka të bëjë me zhgënjimet që ndjemë nga njerëzit që largohen nga jeta jonë – ata mund të ishin miq, mund të ishin partnerë. Ne duam të zgjedhim t'i falënderojmë këta njerëz për mësimet që na kanë dhënë. Të mos i dorëzohemi hidhërimit të humbjes dhe ta mbajmë brenda vetes si një barrë, por krejt e kundërta – të ruajmë vetëm kujtimet e mira që të mund të ecim përpara me lehtësi."
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/LATIDAHite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..