Një sondazh i pavarur i Agjencisë Sociologjike "Mjara" tregon një qëndrim serioz restriktiv, madje edhe represiv të shoqërisë bullgare në lidhje me çështjet aktuale të arsimimit dhe edukimit shkollor. Ajo u mbajt në periudhën 29 - 31 janar 2025 mes 801 shtetasve të rritur bullgarë. 83.2% e bullgarëve janë "për" ndalimin e plotë të telefonave celularë në ndërtesat shkollore, "kundër" janë 14.7%.
Rezultatet janë të ngjashme mbi temën e vendosjes së notës për disiplinën e nxënësve - 84% janë "për" dhe 13.2% "kundër". 72.1% e të anketuarve janë për vendosjen e uniformave kudo tek nxënësit, dhe 23.7% janë kundër.
Kur u kërkohet të zgjedhin mes dy opsioneve - "Duhet të ketë më shumë liri, kreativitet dhe respekt për individualitetin e nxënësve në shkolla" ose "Duhet të ketë më shumë disiplinë, kërkues ndaj nxënësve dhe respekt ndaj mësuesve në shkolla", 7% zgjedhin të parën, 85.1% zgjedhin të dytën dhe 7.7% hezitojnë.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..