Festa Kombëtare e Bullgarisë u shënua me bërjen e homazheve dhe vendosjen e luleve dhe kurorave lulesh përpara Monumentit të Ushtarit të Panjohur në Sofje dhe ngritjen e flamurit kombëtar. Të pranishëm ishin nënpresidentja Ilijana Jotova, ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, patriarku bullgar Daniill dhe shefi i mbrojtjes Adm. Emill Eftimov.
“Për mua kjo është data më e ndritur, sepse 3 Marsi është ringjallja e një populli dhe një vendi”, tha nënpresidentja Jotova.
Patriarku theksoi rëndësinë e festës si simbol dhe kujtim i njerëzve që dhanë jetën për lirinë e atdheut.
Qendra e festimeve për 3 Marsin ishte maja historike “Shën Nikolla” – Shipka, ku u mblodhën bullgarë nga rajone të ndryshme të vendit për të nderuar sakrificën e të vdekurve për liri. "Ne jetojmë në kohë dinamike dhe të vështira, një kohë transformimesh dhe sfidash të paprecedentë." Por amaneti për të mbrojtur Atdheun, për të bërë përpjekje për ta zhvilluar atë si shtet demokratik, juridik dhe social, mbetet i pandryshuar”, tha në fjalinë e saj para të pranishmëve në majë kryetarja e Kuvendit Popullor Natalia Kisellova.
Ceremonia me paradë dhe fishekë zjarri për datën 3 Mars do të mbahet në mbrëmje në sheshin “Kuvendi Popullor” në kryeqytet. Presidenti Rumen Radev do të pranojë rreshtin e njësive ushtarake përfaqësuese dhe flamujt e shenjtë luftarakë.
Lexoni më shumë për 3 Marsin në koleksionin e Radio Bullgarisë:
Foto: BGNES, BTABullgaria plotëson kërkesat për anëtarësim në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në fushën e arsimit. Në raportin e paraqitur, Komiteti për Politikë Arsimore i OECD-së nënvizon se Bullgaria i përmbush kërkesat në fushën e..
"Ngjarje të këtij lloji kontribuojnë në përcaktimin e një të ardhmeje të përbashkët – të mbështetur në qetësi, urtësi dhe respekt të ndërsjellë mes kombeve", tha ministri bullgar i kulturës, Marian Baçev, gjatë forumit “Diplomacia e mrekullive –..
Presidenti bullgar Rumen Radev deklaroi se Sofja kurrë nuk i ka vendosur veto Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, njoftoi BGNES. Radev mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë me presidenten e Maqedonisë..
Derisa Bullgaria të anëtarësohet në eurozonën, një nga sindikatat më të mëdha në vend – Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) – nisë një monitorim..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 17°. Në Sofje do të jetë 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës do të..
Bullgaria, si një anëtare e kahershme dhe e përgjegjshme e BE-së dhe si kryesuese e ardhshme me rotacion e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën..