Muajt e fundit kishte probleme në komunikimin me Ukrainën, tha Ivajllo Mirçev, deputet i partisë "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe anëtar i udhëheqjes së "Po, Bullgaria". Në diskutimin publik “Mburoja Demokratike kundër dezinformimit rus: (pa)siguria ekonomike dhe informative”, organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë, ai deklaroi: "Nuk mund t'ju them gjithçka, por ka probleme shumë serioze me ndërveprimin me vetë Ukrainën, që është pjesë e pozitës së pritjes së një pjese të elitës politike bullgare", vuri në dukje Mirçev. “Orët e fundit janë vendimtare për Bullgarinë dhe Evropën. Në Bullgari, shumica e politikanëve aktualisht sikur interesohen për këtë çështje. Ata nuk guxojnë të flasin për atë që po ndodh në SHBA dhe Evropë”, tha deputeti, cituar nga BTA.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..