Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova. Albumi "Përralla Antarktike" përmban 12 pjesë, duke ndërthurur xhazin, folklorin dhe muzikën klasike. Teodosij Spasov dhe Hristijan Cvjatkov ishin muzikantët e parë që me ftesë të Prof. Hristo Pimpirev kishin mundësinë të krijojnë në ishullin Livingstën si një lloj eksperimenti shkencor. Gjatë dhjetë ditëve atje, të dy krijuan këtë muzikë, të frymëzuar nga natyra e ashpër minimaliste.
Më vonë, ata ftuan disa bashkëmendimtar për të realizuar idetë e lindura në këtë ishull të largët: Polina Cvjatkova – vokal, Zhivko Petrov – piano, Hristo Jocov – perkusion, Radosllav Sllavçev – bas, kuartet harqesh nga Radioja Kombëtare Bullgare.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: Arkivi i Teodosij Spasov, Instituti Antarktik BullgarMë 16 shkurt, një nga kantautorët më të dashur bashkëkohor – Stefan Diomov – mbush 80 vjeç. Shpirti i tij djaloshar u ka dhënë jetë dhjetëra hiteve të këngëtarëve dhe grupeve tona më të njohura, por kompozitori krijon edhe muzikë për dokumentarë, shfaqje..
Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..
"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe krijues të xhazit në skenën bullgare, perkusionisti Hristo Jocov. Një fjalë e thënë, një gur i hedhur (Që..