Muzika e lindur mes akullit – ja çfarë prezantojnë me fyell dhe kitarë Teodosij Spasov dhe Hristian Cvjatkov në albumin e tyre “Përralla Antarktike”, i cili ka premierën më 5 mars, me një spektakël muzikor dhe poetik me regjisore Bojka Vellkova. Albumi "Përralla Antarktike" përmban 12 pjesë, duke ndërthurur xhazin, folklorin dhe muzikën klasike. Teodosij Spasov dhe Hristijan Cvjatkov ishin muzikantët e parë që me ftesë të Prof. Hristo Pimpirev kishin mundësinë të krijojnë në ishullin Livingstën si një lloj eksperimenti shkencor. Gjatë dhjetë ditëve atje, të dy krijuan këtë muzikë, të frymëzuar nga natyra e ashpër minimaliste.
Më vonë, ata ftuan disa bashkëmendimtar për të realizuar idetë e lindura në këtë ishull të largët: Polina Cvjatkova – vokal, Zhivko Petrov – piano, Hristo Jocov – perkusion, Radosllav Sllavçev – bas, kuartet harqesh nga Radioja Kombëtare Bullgare.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: Arkivi i Teodosij Spasov, Instituti Antarktik BullgarRreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..
Besnike ndaj stilit të saj karakteristik etno me një tingull bashkëkohor, Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, na prezanton këngën e saj më të fundit - "Është vonë". Në të, këngëtarja dhe kantautorja bazohet në mesazhet e saj, si gjithmonë duke u mbështetur në..
Dita e Shën Valentinit zë një vend të veçantë në programin e Operës së Varnës. Pikërisht më 14 shkurt publiku do të ndjekë historinë e madhe muzikore të dashurisë për princeshën kineze Turandot, në operën me të njëjtin emër të Puccinit. Rolin e Princit..