Me 8 muaj burg u dënuan dy shtetasit maqedonas që sulmuan dhe rrahën bullgarin maqedonas Hristijan Pendikov në Ohër. Gjykata e Ohrit hodhi poshtë rrethanën rënduese se motivi i krimit ishte etnik. Shoqata bullgare "Ura e Ballkanit" në Manastir deklaroi se gjyqtari nuk e respektoi ligjin dhe u dha dënime shumë të lehta të pandehurve, transmeton BGNES. “Në çfarë baze, sipas nenit dhe pikës, gjyqtari i nderuar i dënon me 8 muaj, kur shkruhet qartë se dënimi duhet të jetë nga një deri në pesë vjet burg? A dështoi sërish sistemi gjyqësor apo kjo është një shkelje e qëllimshme e ligjit? A është e drejtë të shpallet një dënim nën minimumin kur Pendikovi ka pësuar lëndime aq të rënda trupore gjatë rrahjes, saqë mund ta çonin në vdekje?”, thuhet në pozitë.
Lidhur me rastin një deklaratë bëri edhe Shoqata Bullgare “Ivan Mihakllov” në Manastir, e cila u mbyll nga gjykata, transmeton uebfaqja “Tribuna”.
"Ky aktgjykim është edhe një dëshmi e standardit të dyfishtë të drejtësisë maqedonase. Ndërsa klubet kulturore bullgare po mbyllen me masa represive dhe po fabrikohen ankesa politike kundër bullgarëve maqedonas, si në kohërat më të errëta të komunizmit, tani kur ata janë viktima të dhunës për shkak të identitetit të tyre kombëtar, gjykata po tregon butësi të pashpjegueshme ndaj sulmuesve.” Shoqata thekson gjithashtu, se gjykata në vend që të garantojë të drejtat civile, po përdoret si mjet për të shtypur dhe kërcënuar komunitetin bullgar.
Pendikov, i cili ishte sekretar i Shoqatës Bullgare "Mbreti Boris III", e cila u shtyp nga autoritetet maqedonase, u rrah brutalisht më 19 janar 2023 në Ohër, në kulmin e Epifanisë, nga Ilija Spaseski dhe Borçe Angellov.
Më shumë mbi temën mund të lexoni në arkivin e Radio Bullgarisë:
Një forum u mbajt në klubin e shtypit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Bosilegrad të Serbisë, i provokuar nga përpjekjet për ta imponuar të ashtuquajturin "komb i shopëve" ( shopët janë një grup etnografik që banon në pjesët perëndimore..
Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov nga Komisioneri i ri i Komisionit Evropian (KE) për Mbrojtjen. Diskutimi strategjik i burimeve të..
Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime pozitive në Evropë dhe Bullgari nga politikat e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. 30.4% e..