Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Darko Anaçkov: Ne po punojmë për të kapërcyer paragjykimet ndaj bullgarëve në Serbi

Darko Anaçkov
Foto: Arkiva personale

Një hap përpara, dy mbrapa - i tillë është hapi i vallëzimit të marrëdhënieve bullgaro-serbe sipas Darko Anaçkov, kryetar i organizatës së vetme bullgare në qytetin e Vranjës. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ai e cilësoi nivelin aktual të marrëdhënieve dypalëshe si të pakënaqshëm dhe theksoi se ka nevojë për bisedime serioze për zgjidhjen e problemeve të rëndësishme të bullgarëve në Serbi. Sipas tij, organizatat e bashkatdhetarëve të fqinjit tonë perëndimor mund të jenë nismëtare të bisedimeve, por duhet të ketë vullnet nga të dyja vendet për të shtruar në tavolinë problemet - ekonomike, si dhe ato që lidhen me të drejtat e minoritetit bullgar.
qyteti i Vranjës
Qyteti jugor serb i Vranjës ndodhet gati 150 kilometra nga Sofja. Është një nga qendrat kryesore të rajonit të Moravisë, me një popullsi prej mbi 70 mijë njerëz. Aty prej tetë vitesh funksionon një Qendër bullgaro-serbe, iniciativat e së cilës kryesisht kanë për qëllim prezantimin e Bullgarisë tek të rinjtë.

“Qendra bullgaro-serbe në Vranjë ekziston që nga viti 2018 dhe i është përkushtuar ruajtjes së identitetit kombëtar të bullgarëve në këtë qytet”, thotë kryetari i saj Darko Anaçkov, duke saktësuar: “Sipas regjistrimit zyrtar, rreth 600 persona që i përkasin pakicës kombëtare bullgare jetojnë në qytet, por ky numër është dukshëm më i lartë, pasi një pjesë e madhe e njerëzve janë nga martesat e përziera, por fatkeqësisht ka edhe nga ata që për arsye të njohura fshehin origjinën e tyre bullgare. Kemi anëtarë të rinj çdo vit – njerëz që paguajnë shumën vjetore për anëtarësim dhe për ta ky është një nder”.

Ka 35 anëtarë zyrtarë të Qendrës, por shumë më tepër njerëz janë të përfshirë në aktivitetet dhe ngjarjet e saj, më e fundit prej të cilave është një punëtori veroresh për fëmijë.

"Ne zbatojmë shumë iniciativa me fëmijët nga qyteti i Vranjës, sepse duam që ata të mësojnë bullgarisht, të njohin traditën dhe historinë e të parëve të tyre. Dhe tani për tani nuk ka zgjidhje tjetër - nuk kemi shkollë bullgare, nuk kemi as përkthyes bullgar", na thotë Anaçkov.

Pothuajse të gjitha projektet e Qendrës bullgaro-serbe mbështeten nga Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Konsullata e Përgjithshme e vendit tonë në Nish.

Sipas statistikave jozyrtare, në Vranjë ka afro 2-3 mijë bullgarë, na thotë Darko Anaçkov, por shumë prej tyre nuk e njohin mirë gjuhën bullgare, disa nuk e flasin fare. “Duhet të punohet me këta njerëz për të kompensuar kohën e humbur”, thotë kryetari i Qendrës Bullgaro-Serbe, e cila ka një sërë iniciativash për të përmirësuar njohuritë e gjuhës bullgare tek bashkatdhetarët tanë në këtë pjesë të Serbisë:

"Ne kemi një bibliotekë në shoqatë. Falë Konsullatës së Përgjithshme, Fondacionit "13 Shekuj Bullgaria" dhe organizatave të tjera gjetëm libra dhe vitin e kaluar zhvilluam 2 kurse të gjuhës bullgare. Organizojmë edhe kurse përgatitore për studentët e ardhshëm në Bullgari. Kështu, vitet e fundit ka një numër shumë më të madh studentësh që studiojnë në Bullgari më anë të Urdhrit 103 të Këshillit të Ministrave me interes të madh për teknologjitë mjekësore dhe teknologjinë infromatike".

Përveç bullgarëve etnikë, iniciativat e Qendrës bullgaro-serbe janë gjerësisht të hapura për të gjithë banorët e Vranjës.

"Ne si shoqatë punojmë edhe për qytetarët serbë, sepse besojmë se ka nevojë që ata të njihen më shumë me traditat e Bullgarisë si një vend me kulturë të pasur evropiane. Sepse ju e dini që në Serbi ka disa paragjykime që lidhen me bullgarët. Dhe ne si Qendër bullgaro-serbe kemi detyrë, nëse mund të them kështu, ta ndryshojmë këtë pamje, këtë mendim për Bullgarinë në Serbi."

Foto: Qendra bullgaro-serbe në Vranjë, glaspress.rs, Dr. Radostina Stojanova, arkiva personale
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në botën magjike të "fëmijëve të Ivan Vazovit" dhe të gjuhës bullgare në Paris

“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..

botuar më 25-02-21 7.30.PD

Personaliteti i Vasill Levskit vazhdon të lidhë bashkatdhetarët tanë jashtë vendit

152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..

botuar më 25-02-19 5.10.MD
Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD