Me 128 vota pro, Kuvendi Popullor miratoi deklaratën e paraqitur nga kryetarja e parlamentit Natalija Kisellova, në të cilën u bën thirrje anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që të bëjnë publike të gjitha dokumentet lidhur me çështjen kushtetuese për kontestimin e zgjedhjeve të fundit parlamentare të tetorit 2024. Deklarata u dorëzua pas seancës së djeshme të kryesisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe “Shërbimit Informativ” për skandalin me rezultatet zgjedhore. Deklarata është me nënshkrimin vetëm të kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova. Në deklaratë theksohet se nga seanca u bë e qartë se jo të gjitha fletëvotimet nga seksionet e rinumëruara arritën tek ekspertët; se kishte thasë bosh të dorëzuar; se votat e të paktën 780 qytetarëve bullgarë nuk u numëruan.
53 përfaqësues të popullit të PP-DB dhe DPS-DPS votuan "kundër", dhe Meç abstenuan. “Vëzrazhdane” nuk mori pjesë në votim, vetëm një deputet i tyre votoi“pro”. Kreu i partisë Kostadin Kostadinov bëri thirrje për shpërbërjen e Gjykatës Kushtetuese.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë..
Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që..
Me thirrjen "JO përçarjes së punëtorëve! PO të ardhurave më të larta!", Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) organizoi një..