Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eurozona dhe Bullgaria – nga skepticizmi deri në padurim

Foto: Pexels

Më pak se një muaj më parë në Bruksel, ministrja e financave Temenuzhka Petkova prezantoi përparimin e Bullgarisë në përgatitjen për anëtarësim në Eurozonë. Aty ajo deklaroi se me politikën e saj të arsyeshme fiskale vendi ynë e ka merituar prej kohësh anëtarësimin e tij, prandaj presim që kjo të bëhet fakt më 1 janar 2026.

Temenuzhka Petkova

Një javë më vonë, për të përshpejtuar procedurën, Sofja i dërgoi një letër Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidentes së Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, për të përgatitur raporte të jashtëzakonshme për konvergjencën e Republikës së Bullgarisë. Kujtojmë se kjo procedurë është në zbatim të një vendimi të Kuvendit Popullor të korrikut të vitit të kaluar për të përshpejtuar procesin e përgatitjes për adoptimin e euros në Bullgari. Kështu, tema e miratimit të monedhës së përbashkët evropiane është sërish në axhendë dhe po nxeh pasionet politike. Ajo arrin të polarizojë shoqërinë tonë, dhe një pjesë e njerëzve janë mbrojtës ekstremë të levës bullgare, ndërsa për bullgarët më të rinj dhe pragmatikë, vënia në shfrytëzim e monedhës evropiane nuk do të ndryshojë asgjë domethënëse.

Bullgaria është de fakto në eurozonë për shkak të Bordit Valutor, i cili në vitin 1997 e lidhi levën fillimisht me markën gjermane, e më pas me vlerën e euros”, tha Krasen Stançev, një nga ekonomistët kryesorë në vendin tonë, në një intervistë për programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare.

Krasen Stançev

“Argumenti kryesor i histerisë kundër euros është ruajtja e pavarësisë së Bankës Qendrore Bullgare dhe rrjedhimisht ruajtja e levës. Banka Popullore Bullgare (BNB) ishte absolutisht e pavarur nga faktorët e jashtëm vetëm në një periudhë shumë të shkurtër - që nga falimentimi i borxhit të jashtëm në mars të vitit 1990 deri në mars 1997, kur Banka Qendrore fiksoi kursin e këmbimit në nivelin që është në këtë moment - atëherë ndaj markës gjermane dhe tani ndaj euros. Pra Bullgaria është de fakto në Eurozonë.”

BNB ishte absolutisht e pavarur nga faktorët e jashtëm vetëm në një periudhë shumë të shkurtër - që nga falimentimi i borxhit të jashtëm në mars 1990. deri në mars 1997, kur Banka Qendrore fiksoi kursin e këmbimit në nivelin që është në këtë moment - më pas ndaj markës gjermane dhe tani ndaj euros. Pra Bullgaria është de fakto në Eurozonë”.

Çfarë po e pengon në fakt Bullgarinë të hyjë në eurozonë dhe çfarë mund të presim nga raporti i kërkuar i konvergjencës për gatishmërinë e vendit tonë? – ja se çfarë mendojnë ekspertët ekonomistë:

Stojan Pançev

“Filloi të shfaqet një problem te ne që mund të na pengojë të marrim këtë raport aprovues nga eurozona, dhe këto janë problemet që lidhen me deficitin buxhetor - shpjegon Stojan Pançev, nga Klubi i Ekspertëve për Ekonomi dhe Politikë. –  Ne kishim një deklaratë nga ministri i ri i financave se janë rreth 4 miliardë leva të papaguara nga “Buxheti 2024”. Ekziston një konsensus i përbashkët ndër kolegët ekonomistë se projektbuxheti i vitit aktual nuk është realist. Sidomos kur bëhet fjalë për të ardhurat. Do të jetë interesante për mua, se çfarë do të thonë Banka Qendrore Evropiane dhe KE në raportin e konvergjencës mbi pikat e diskutueshme që lidhen me deficitin në bazë akruale nga viti 2024, dhe konkretisht për “Buxhetin 2025” kur ai të miratohet. Ne pak po nxitojmë për të thënë - tashmë hymë në /eurozonë/, sepse, megjithëse inflacioni është brenda normave, sipas kritereve të Maastrihtit, deficiti buxhetor filloi t'i tejkalojë plotësisht këto kritere.”

Ekonomisti Stojan Pançev mendon se eurozona është një nga gabimet e mëdha të BE-së, por nuk është e drejtë të lidhet negativiteti ndaj monedhës së përbashkët evropiane me skepticizmin ndaj funksionimit të Bashkimit Evropian në tërësi.

"Unë personalisht mendoj se BE-ja është një ide e mirë dhe se lëvizja e lirë e kapitaleve dhe e njerëzve është diçka që kontribuon shumë në rritjen e ekonomisë në kontinent dhe konkretisht në Bullgari. Mendoj se një pjesë e madhe e efekteve pozitive /që do të sillte euro në vendin tonë/ janë konsumuar tashmë me vendosjen e Bordit Valutor në vend. Bordi Valutor është mesatarja e artë mes të dyjave, me të fiton besim nga investitorët ndërkombëtarë, siguri në vlerën e monedhës dhe jo vetëm për investitorët për të cilët po flasim, por edhe për kursimtarët bullgarë, dhe vlera e levës garantohet nga rezerva valutore e Bankës Popullore Bullgare, pasi një levë do të jetë gjithmonë 1,9558 kundrejt euros, siç shkruhet në ligjin e Bankës Popullore Bullgare kundrejt markës. Në të njëjtën kohë, sërish falë bordit dhe jashtë eurozonës, ne ruajmë një fleksibilitet të tillë, që në financë quhet opsionalitet, që na jep mundësinë të reagojmë ndaj çdo problemi që mund të ndodhë në vetë eurozonë”.

Hyrja në eurozonë do të dyfishojë çmimet, të ardhurat e njerëzve do të bien dhe bullgarët do të varfërohen edhe më shumë dhe ekonomia jonë do të shkojë prapa sepse nuk është konkurruese dhe e përgatitur për eurozonën - këto janë vetëm disa nga frikët që zgjon e ardhmja e paqartë. E vërteta është se deri më tani nuk është zhvilluar asnjë fushatë informuese e synuar në lidhje me vënien e euros në qarkullim në Bullgari. Bullgarët informohen për euron kryesisht nga burimet e veta, të cilat shpesh janë njerëz të afërt që jetojnë jashtë vendit dhe postime të ndryshme në rrjetet sociale - tregon një sondazh i Radio Bullgarisë:

"Aplikimi i euros do të jetë stres shtesë për njerëzit dhe eurozona është tani në krizë - thotë Tanja Mihajllova, një pronare dyqani në Sofje. - Mendoj se na mjaftuan krizat që kemi kaluar vitet e fundit dhe një tjetër nuk do të na ndihmojë aspak tani."

"Kjo gjë me euron është një shpërqendrim nga të gjitha problemet e tjera që kemi - thotë banori i Sofjes Vlladisllav Jordanov. - Përveç kësaj, eurozona ka deri në 300% borxh dhe ne duam të hyjmë atje për të shlyer borxhet e tyre. A është kjo ajo që duam që më të varfëritë të paguajnë borxhet e grumbulluara nga më të pasurit?"

“Kam një qëndrim neutral, por jam përkrahës i euros sepse kemi nevojë për ndryshim monedhe – thotë Ilijana Ivanova. - Shpresoj për më të mirën”.

Dhe shpresa për më të mirën përfshin gjithashtu një fushatë të vërtetë informacioni që do të japë përgjigje eksperte dhe realiste për të gjithë frikën e njerëzve lidhur me ndryshimin e madh që po vjen.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Pexels, BGNES, Pixabay




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shuma mesatare e të ardhurave të sigurimeve shoqërore në Bullgari është 1738,01 leva (888.63 euro)

Shuma mesatare e të ardhurave të sigurimeve shoqërore për vendin për shkurt 2025 është 1738,01 leva. (888.63 euro), njoftoi Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Krahasuar me një muaj më parë, ka një rritje prej 4,73 leva. (2.42 euro)...

botuar më 25-04-11 10.51.PD

Krahu i lirë i punës nuk është më një faktor kryesor në tërheqjen e investimeve të huaja në Bullgari

Transformimi - kjo është fjala që përcakton më saktë gjendjen aktuale të industrisë vendase. Sipas një analize të të dhënave sektoriale për periudhën nga viti 2008 deri në fillim të vitit 2024, të kryer nga Instituti për Ekonominë e Tregut, Bullgaria..

botuar më 25-04-10 7.30.PD
Ana kombëtare e monedhës 1 euro, e prezantuar nga Banka Kombëtare Bullgare

Figurat e Paisij Hilendarskit dhe Shën Ivan Rillskit do të zbukurojnë monedhat euro bullgare

Dizajni i ripunuar grafik i faqes kombëtare bullgare të monedhave euro është miratuar nga Këshilli Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Në monedhën prej dy eurosh, në anën kombëtare të së cilës do të jetë imazhi i Paisij Hilendarskit , do..

botuar më 25-04-09 3.58.MD