Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpallim ditën e martë ditë zie kombëtare për viktimat në Maqedoninë e Veriut

Foto: AP/BTA

E marta do të jetë ditë zie kombëtare si shprehje solidariteti me fqinjin tonë më të afërt në Ballkan, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov. Një zjarr në një diskotekë në qytetin maqedonas të Koçanit vrau 59 persona dhe plagosi 155 të tjerë.

Kryeministri shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave. “Në momente të tilla është më e rëndësishme të tregohet me kohë empatia dhe solidariteti. Bullgaria është e gatshme të pranojë më shumë persona të plagosur," tha ai.

14 persona të lënduar nga zjarri tashmë po trajtohen në spitalet në Sofje, Plovdiv dhe Varna. Rosen Zheljazkov kujtoi gjithashtu se vendi ynë ka siguruar kushte për të afërmit e viktimave - ata mund të mbërrijnë këtu dhe të mbajnë kontakte me të afërmit e tyre.

Informacioni aktual për gjendjen e viktimave do të jepet në objektet mjekësore: në Spitalin Urgjent “Pirogov” në Sofje – në orën 20:00 dhe 13:30 para Repartit të Mjekimit Intensiv të Klinikës së Djegieve, në Spitalin e Varnës të Akademisë Mjekësore Ushtarake – në orën 21:00 dhe në orën 12:00, dhe në spitalin “Shën Georgi - Plovdiv” – nga ora 8.30 deri në 09.00, dhe nga ora 17:00 deri në 17:30.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka hapur linjën telefonike 24 orëshe 02/ 8050 300, e cila jep informacion vetëm për objektin mjekësor ku janë vendosur pacientët e transportuar në Bullgari.

Lexoni më shumë nga arkivi ynë:


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 4 nëntorin 2025

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje – rreth 8 °. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu në shumë zona, të cilat do të pushojnë nga perëndimi drejt lindjes. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në..

botuar më 25-11-03 7.35.MD

Bullgaria mbështetet te konsujt e nderit në vendin tonë për të krijuar partneritete të reja

Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në sferat e ekonomisë, tregtisë, inovacionit, arsimit, turizmit. Vendi ynë mund të jetë më i dukshëm..

botuar më 25-11-03 6.24.MD

KE kritikon Maqedoninë e Veriut për mospërfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë

Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç janë bullgarët, në Kushtetutë, pavarësisht angazhimit të vendit për ta bërë këtë. Kjo thuhet në..

botuar më 25-11-03 5.24.MD