Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe të pestën në përgjithësi.Despodov u dallua për herë të parë në vitin 2018, dhe është vazhdimisht në krye për 4 vitet e fundit. Kjo e vendos atë në nivel me Hristo Stoiçkov për nga numri i çmimeve. Despodov është vetëm pas Dimitër Berbatov, i cili u zgjodh 7 herë futbollist i vitit.
Pas Despodov janë Ilija Gruev ("Leeds") dhe Dimitër Mitov ("Aberdeen").
Para ndarjes së çmimeve, u mbajt një minutë heshtje për nder të viktimave të tragjedisë në diskotekën në Koçani të Maqedonisë së Veriut.

Me numrin 1 në futbollin e femrave u dallua Evdokija Popadinova nga “Lacio”.

Trajneri i vitit është Stanimir Stoillov, ish-mentor i ekipit “Levski” dhe trajner aktual i skuadrës turke“Gjoztepe”.
Foto: BTA, BGNESBullgaria ka tashmë kampionin e saj të ri evropian. Presijan Genov ndoqi gjurmët e emrave të mëdhenj të historisë së boksit bullgar, duke pushtuar majën e kontinentit të vjetër në kategorinë më të rëndë (+90 kg). Nën drejtimin e legjendave Petër..
Snowboardistja Malena Zamfirova, e cila kohët e fundit fitoi çmimin për atleten më të mirë të re në Evropë, ka marrë një tjetër njohje ndërkombëtare, raporton BGNES. Me votat e tifozëve të snowboarding-ut alpin nga e gjithë bota, bullgarja..
Pjesëmarrësit në Turneun e 35-të Ndërkombëtar të Vrapimit në Terren të Hapur(cross-country running) “Nuset e Llukovit” do të fillojnë vrapimin sot në mëngjes, 18 tetor, në stadiumin e qytetit, raportoi BTA, duke cituar administratën komunale në..