Me bllokimin e dhjetëra rrugëve kryesore dhe kryqëzimeve të frekuentuara, pronarët e restoranteve premtuan se sot do të shprehin mospranimin e tyre për mungesën e dialogut me qeverinë dhe parashikimet për 20% TVSH për degën në buxhetin e përgatitur për vitin 2025. Pronarë restorantesh nga mbi 30 qytete të mëdha kanë shprehur dëshirën për të marrë pjesë në protestë, njoftoi Shoqata e Restoranteve në Bullgari, Asociacioni Bullgar i Hoteleve dhe Restoranteve dhe Asociacioni Bullgar i Restoranteve. Biznesi është shprehur vazhdimisht se rritja e TVSH-së do të sjellë falimentime, do të rrisë sektorin gri dhe të ardhurat e planifikuara në buxhetin e shtetit nuk do të realizohen. Sipas përfaqësuesve të industrisë në fjalë, Bullgaria është i vetmi vend në BE që nuk aplikon një tarifë të reduktuar për industrinë e restoranteve, edhe pse ajo është pjesë e industrisë së turizmit.
Taksa për pronarët e restoranteve u ul nga 20% në 9% për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19 dhe që nga fillimi i këtij viti u rikthye në nivelin e vjetër.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..