Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët përparojnë në sondazhin botëror të lumturisë

Foto: Pixabay

Bullgarët përmirësojnë vlerësimin e tyre në raportin botëror të lumturisë, por mbeten në vendin e 85-të nga 147 vende, dhe ky është pozita më e ulët për një vend të BE-së. Këtë e tregon edicioni i sivjetshëm i raportit, i cili publikohet çdo vit rreth datës 20 mars – Ditës Botërore të Lumturisë. Raporti përgatitet nga Universiteti i Oksfordit në bashkëpunim me Gallup International.

Rezultati i lumturisë matet nga perceptimet e njerëzve, treguesit socialë dhe ekonomikë që përfshijnë PBB-në, pabarazinë, lirinë, mbështetjen sociale, jetëgjatësinë, bujarinë, ndjenjën e korrupsionit.

Në krye me një rezultat të përgjithshëm jetësor nga 7.736 për një vit radhazi është Finlanda. Bullgaria është në shoqërinë e Venezuelës, Indonezisë dhe Algjerisë - ata janë menjëherë përballë saj. Maqedonia e Veriut, Armenia, Hong Kongu dhe Shqipëria, renditen pas Bullgarisë. Vlerësimi i përgjithshëm për jetën në vend është 5.554.

Foto: Pixabay


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjithnjë e më shumë bullgarë udhëtojnë jashtë vendit, Greqia është destinacioni më i preferuar

Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Më shpesh, bashkatdhetarët tanë kanë udhëtuar në Greqi..

botuar më 25-10-05 10.10.PD

Nga 8 tetori do të sanksionohen tregtarët që nuk i përmbahen Ligjit për euron

Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari. Periudha e adaptimit, gjatë së cilës institucionet japin instruksione, po mbaron. Po fillojnë edhe..

botuar më 25-10-04 5.15.PD

Garues nga katër vende do të marrin pjesë në garën off-road “Mbreti i Trialit 2025”

Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë Kostinbrod, raporton BTA. Garuesit nga Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Spanja do të përballen me pengesat..

botuar më 25-10-04 4.10.PD