Nëse më 26 mars nuk ka një grup parlamentar të Partisë “Moral, Bashkim, Nder” (MEÇ), do të fillojmë bllokada, tha në një konferencë për media lideri Radostin Vasilev. Ai ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së Kuvendit Popullor Natalija Kisellova. Vasilev tha se Kisellovën do ta dorëzojnë në prokurori.
Grupi parlamentar i partisë MEÇ po pushon së ekzistuari, tha kryeparlamentarja Natalija Kisellova në fund të seancës finale 22-orëshe, në të cilën u miratua buxheti i shtetit. Sipas rregullores së Kuvendit, numri minimal i deputetëve për të formuar një grup parlamentar është 10. Aktualisht janë 9 deputetë nga MEÇ, tha ajo. Deputeti nga formacioni Samuill Sllavov dha dorëheqje. Deputeti i ri i partisë, Angell Petkov, nuk e ka bërë betimin.
Sipas Vasilev, deklarata e Kisellovës për shpërndarjen e grupit parlamentar nuk ka vlerë juridike.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..