Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Momçillovci, ose Musilijan - pse kinezët e duan fshatin piktoresk në malin e Rodopeve

Foto: Facebook /Сийка Суркова

Në vitin 2009 një kompani shtetërore në Shangai nxori në treg kos me markën “Musilijan”, siç quhet fshati Momçillovci në Kinë. Shfaqja e produktit tonë u shoqërua me një fushatë reklamuese në shkallë të gjerë dhe emri i fshatit në malin e Rodopeve fitoi shpejt popullaritet në vendin aziatik, duke u bërë sinonim i shëndetit dhe jetëgjatësisë. 


Nuk u vonuan as turistët e parë kinezë. Në fshat filloi xhirimi i reklamave kineze, si dhe... një sezon i tërë i Survivor-it kinez. “Atëherë, 7 pjesëmarrësit në reality show, të pajisur vetëm me një fjalor bisedor bullgaro-kinez, jetonin në shtëpitë e njerëzve dhe merrnin pjesë në aktivitetet e tyre të përditshme – nga vjelja e barit deri te gërmimi i patateve, etj.”, kujton kryebashkiakja e Momçillovcit, Sijka Surkova dhe shton.

Sijka Surkova

"Kjo nxiti interesimin e kinezëve për të vizituar Momçillovci, për t'u interesuar për fshatin, për të ndjerë misticizmin që pa ekipi /nga kompania kineze për prodhimin e kosit Musilijan – shën red./, i cili erdhi për të bërë kërkime, edhe para se marka të bëhej fakt. Gjëja më mbresëlënëse për ta është fshati ynë si një vendndodhje gjeografike, natyra e bukur, njerëzit e mirë dhe yjet e shumta në qiell. Kinezët thonë se kurrë nuk kanë parë kaq shumë yje në një vend dhe kaq afër tyre!”

Mirëpo, pandemia i dha fund bumit turistik kinez në malet Rodope. Ashtu si në shumë vende aziatike, kufizimet e rrepta të udhëtimit të Kinës në lidhje me Covid-19 u hoqën vonë. Që në vitin 2024 tregu turistik vendas filloi të ringjallet dhe interesi për Momchillovci filloi të kthehet.


"Shumica e turistëve kinezë vijnë gjatë festivalit të kosit, i cili është festa jonë treditore dhe organizohet së bashku me partnerët tanë kinezë – thotë Sijka Surkova. – Atëherë, delegacioni nga Kina përfshin, përveç përfaqësuesve të kompanisë së kosit, edhe influencues të ndryshëm vendas. Dhe ata janë aq të impresionuar që japin pa ndërprerje shumë informacion për konsumatorët kinezë. Kështu fshati ynë fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh.”


Në fund të vitit të kaluar 2024, Momçillovci dhe i gjithë rajoni i Smoljanit morën pjesë në një ekspozitë të madhe turistike në qytetin kinez të Ningbo. "Ne patëm mundësinë të reklamonim veten si një destinacion turistik me fokus në Momçhillovci, por gjithashtu të prezantojmë potencialin tonë për pushime gjatë gjithë vitit në këtë pjesë të malit të Rodopeve," tha Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë “Miqtë e Kinës” në Smoljan.

Momçill Karaivanov

"Ideja është që krahina e Smoljanit, përmes Momçillovcit dhe rajonit, të jetë i njohur në tregun turistik kinez, pasi klasa e tyre e mesme numëron rreth 300-500 milionë, dhe këta janë njerëz që kanë mundësi të udhëtojnë" – vuri në dukje Momçill Karaivanov.

Ndërkohë në Momçillovci po zhvillohen kurse të gjuhës kineze që organizohen çdo verë:


"Vit pas viti interesi për këtë kurs po rritet. Gjatë periudhës në të cilën ai mbahet, kursistë nga e gjithë Bullgaria vijnë dhe i bashkohen trajnimit me një entuziazëm të jashtëzakonshëm. Marrin pjesë edhe vendasit. Ideja është që kur të mirëpresin turistët kinezë, ata të jenë në gjendje t'i përshëndesin në gjuhën e tyre, të shkëmbejnë disa fjalë" – tha në përfundim Sijka Surkova.

Lexoni më shumë në koleksionin e Radio Bullgarisë:

Foto: Sijka Surkova, BGNES, confuciusinstitute.bg

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Suksese rekorde, por me perspektiva të paqarta - për optimizmin në turizëm gjatë vitit 2024

Përderisa Bullgaria po përjeton krizën e radhës politike, ndjenja e të qenit të humbur po thellohet, dhe ndarja dhe pakënaqësia në shoqëri mbizotërojnë, ka një sektor që arriti të thyejë këtë kontekst të errët - turizmi . Në vitin 2024, vendi ynë..

botuar më 25-01-05 9.05.PD

Një urë prej druri dhe një park i ri në Ruse do të lidhin njerëzit me natyrën

Ruse tani mund të mburret me urën më të gjatë prej druri të ndërtuar për këmbësorët në Bullgari. Objekti është hapur në fund të vitit 2024 në Parkun Pyjor të Lipnikut. Ura me gjatësi totale 28 m është e pajisur me parmakë xhami dhe 7 dritare prej xhami..

botuar më 25-01-05 7.30.PD

Viti 2024 "la shenjë në histori" për flamingon rozë në vendin tonë

Flamingoja rozë konsiderohej një specie ekzotike për Bullgarinë, por prej disa vitesh koloni të tëra kanë zgjedhur liqenet përreth Burgasit si vendbanimet e tyre. Aktualisht, më shumë se 450 gjallesa banojnë në zonat e lagështa të Burgasit. Shpendët..

botuar më 25-01-04 7.30.PD