Të martën temperaturat minimale do të jenë nga minus 7 deri në 12°. Në Sofje do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët. Në vendet perëndimore do të ketë reshje shiu, më të theksuara në jugperëndim të Bullgarisë. Do të vazhdojë të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jug-jugperëndimi, në Rrafshin e Danubit - nga perëndimi. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 22°, në kryeqytet rreth 18°.
Në zonat malore do të mbajë vranësira, në shumë vende me reshje shiu, në vendet e larta mbi 2500 metra me borë. Reshjet do të jenë të konsiderueshme në sasi në rajonin Rilla-Rodope. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m. do të jetë rreth 14°, në 2000 metra - rreth 6°.
Në bregun e Detit të Zi do të ketë vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 22°. Temperatura e ujit të detit është 8-9°. Lëvizja e detit do të jetë 2-3 ballë.Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”. Duke filluar nga nesër, 130 nga gjithsej 160 punonjës të kompanisë do të pushohen nga puna...
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev dhe Madhërisë së Tij mbretit Abdullah II të Jordanisë, në fillim të prillit, krerët e shteteve,..
30 marsi është dita kur hapet sezoni veror për Aeroportin e Burgasit. Aeroporti ynë bregdetar do t’u ofrojë turistëve më shumë fluturime dhe..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..