Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vdekja e Marin Marinov në Rripin e Gazës u shkaktua nga një tank izraelit

Foto: www.un.org; Bashkia Jamboll

Të shtënat nga një tank izraelit kundër një ndërtese të OKB-së në Deir al-Balah në Rripin e Gazës shkaktuan vdekjen e shtetasit bullgar Marin Marinov më 19 mars të këtij viti, sipas një deklarate të zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stefan Djuzharik. Sipas tij, nga të shtënat u plagosën rëndë gjashtë punonjës të organizatës botërore nga Maqedonia e Veriut, Moldavia, Franca, Britania e Madhe dhe Palestina. Sipas Stefan Djuzharik, palët ndërluftuese ishin të vetëdijshme se ndërtesa e dëmtuar po shfrytëzohej nga stafi i OKB-së në Gaza dhe se ata ishin të detyruar të siguronin paprekshmëri absolute të objekteve të OKB-së sipas të së drejtës ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antoniu Guterish po bën thirrje për një hetim të plotë, gjithëpërfshirës dhe të pavarur mbi incidentin, tha zëdhënësi i tij. “Për shkak të vdekjes së shtetasit bullgar dhe stafit të tjerë të OKB-së në Gaza ditët e fundit, si dhe bllokadës izraelite të ndihmës humanitare për Gazën, Guterish mori vendimin e vështirë për të reduktuar praninë e OKB-së në Rrip”, shton Stefan Djuzharik.

“Hetimi fillestar nuk zbuloi asnjë lidhje me aktivitetet e Forcave Mbrojtëse të Izraelit, por OKB-ja po nxiton të publikojë një tjetër akuzë të pabazë kundër Izraelit”, thuhet në qëndrimin e ambasadorit izraelit në Bullgari, Josef Levi Sfari. Prej saj, mësohet se ekipi i OKB-së që kryen hetimet nuk ka mbërritur ende në vendngjarje.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 prillin

Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...

botuar më 25-03-31 7.40.MD

Pushon së punuari termocentrali i dytë më i madh me qymyr në vendin tonë

Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica Iztok 3”. Duke filluar nga nesër, 130 nga gjithsej 160 punonjës të kompanisë do të pushohen nga puna...

botuar më 25-03-31 3.42.MD
Mbreti Abdullah II

Mbreti i Jordanisë Abdullah II mbërrin në Sofje për një takim mbi "Procesin e Akaba"

Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev dhe Madhërisë së Tij mbretit Abdullah II të Jordanisë, në fillim të prillit, krerët e shteteve,..

botuar më 25-03-31 2.59.MD