Të shtënat nga një tank izraelit kundër një ndërtese të OKB-së në Deir al-Balah në Rripin e Gazës shkaktuan vdekjen e shtetasit bullgar Marin Marinov më 19 mars të këtij viti, sipas një deklarate të zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stefan Djuzharik. Sipas tij, nga të shtënat u plagosën rëndë gjashtë punonjës të organizatës botërore nga Maqedonia e Veriut, Moldavia, Franca, Britania e Madhe dhe Palestina. Sipas Stefan Djuzharik, palët ndërluftuese ishin të vetëdijshme se ndërtesa e dëmtuar po shfrytëzohej nga stafi i OKB-së në Gaza dhe se ata ishin të detyruar të siguronin paprekshmëri absolute të objekteve të OKB-së sipas të së drejtës ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antoniu Guterish po bën thirrje për një hetim të plotë, gjithëpërfshirës dhe të pavarur mbi incidentin, tha zëdhënësi i tij. “Për shkak të vdekjes së shtetasit bullgar dhe stafit të tjerë të OKB-së në Gaza ditët e fundit, si dhe bllokadës izraelite të ndihmës humanitare për Gazën, Guterish mori vendimin e vështirë për të reduktuar praninë e OKB-së në Rrip”, shton Stefan Djuzharik.
“Hetimi fillestar nuk zbuloi asnjë lidhje me aktivitetet e Forcave Mbrojtëse të Izraelit, por OKB-ja po nxiton të publikojë një tjetër akuzë të pabazë kundër Izraelit”, thuhet në qëndrimin e ambasadorit izraelit në Bullgari, Josef Levi Sfari. Prej saj, mësohet se ekipi i OKB-së që kryen hetimet nuk ka mbërritur ende në vendngjarje.
Mjekët vazhdojnë të luftojnë për jetën e dy fëmijëve në Sofje dhe Plovdiv, pasi u konstatua infeksion meningokokal. Një 27-vjeçar nga një fshat në Jamboll(Bullgaria Juglindore) vdiq nga infeksioni i rëndë muajin e kaluar pasi u soll në Klinikën e..
Të premten në shumë rajone do të ketë sërish reshje shiu. Pasdite do të zhvillohen vranësira dhe reshje, që do të shoqërohen me bubullima. Reshjet më të dendura do të jenë në rajonet qendrore dhe veriore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në..
Bullgaria propozon që të krijohet një qendër shumëkombëshe e koordinimit detar për të garantuar sigurinë e transportit detar në pjesën perëndimore të Detit të Zi dhe që vendi ynë të presë këtë qendër. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur..
Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja..
Nuk do të ketë ndryshime të theksuara të motit gjatë 24 orëve të ardhshme - do të mbajë vranësira dhe në shumë vende reshjet e shiut do të..