Me 118 vota "pro", Asambleja Kombëtare zgjodhi kandidatin e GERB-SDS Simeon Djankov si Kryetar të Këshillit Fiskal. Anëtarë të këshillit u zgjodhën Desisllava Kallçeva - GERB-SDS, Atanas Atanasov - ITN, Bogomill Manov - BSP-E Majta e Bashkuar, Erdoan Ahmedov - DPS-DPS, Ljubomir Dacov - GERB-SDS.
Kush është Simeon Djankov? Në vitin 1995 ka magjistruar në shkencat ekonomike në Universitetin e Miçiganit dhe në vitin 1997 i është dhënë titulli “doktor i shkencave ekonomike” nga i njëjti universitet. Ai ishte Ministër i Financave i Bullgarisë nga viti 2009 deri në vitin 2013 gjatë qeverisjes së parë të Bojko Borisovit dhe më pas u zgjodh Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Detyra kryesore e Këshillit Fiskal është t’i kryejë një monitorim dhe analizë të pavarur kuadrit buxhetor me synim ruajtjen e financave publike të qëndrueshme dhe respektimin e rregullave fiskale.Inflacioni mujor për muajin maj është 0.0%, ndërsa inflacioni vjetor arriti 3.7%. Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Statistikave. Inflacioni i akumuluar, i matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit, për tre vitet e fundit (maj 2025 krahasuar me..
Hyrja e Bullgarisë në eurozonë miratohet nga 46.5% e qytetarëve dhe 66.3% e bizneseve, sipas një sondazhi të Agjencisë “Alfa Research”. 46.8% e qytetarëve dhe 33.6% e bizneseve e miratojnë ose jo fare. 6.7% e qytetarëve nuk janë në gjendje të..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) do të ruajë politikën e saj monetare konservatore, tha guvernatori i bankës qendrore Dimitër Radev për Politico. Unë drejtoj një nga bankat qendrore më konservatore dhe nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë këtë kurs, tha..